TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Damkës

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
Apeli konfirmon aktakuzën për korrupsion ndaj Damkës

Gjykata e Apelit e Kosovës ka aprovuar ankesën e Prokurorisë Speciale, duke ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe duke vendosur që procedura penale ndaj Fikrim Damkës dhe të pandehurit tjetër me inicialet B.K. të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Rasti lidhet me dyshimet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 16 shkurt 2026, kishte hedhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale dhe kishte pushuar procedurën ndaj dy të pandehurve, pas shqyrtimit të kundërshtimeve të paraqitura nga mbrojtja.

Megjithatë, pas ankesës së Prokurorisë Speciale, Gjykata e Apelit e ka ndryshuar këtë vendim, duke konfirmuar aktakuzën dhe duke vlerësuar se çështja duhet të vazhdojë në gjykim.

“Gjykata e Apelit ka vendosur që procedura penale ndaj të njëjtëve të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor”, thuhet në njoftimin e kësaj gjykate.

Sipas Apelit, vendimi i shkallës së parë ishte nxjerrë në kundërshtim me dispozitat e procedurës penale, ndërsa nga vlerësimi i provave në këtë fazë është konstatuar se ekziston dyshim i bazuar mirë se të pandehurit mund ta kenë kryer veprën për të cilën akuzohen.

Rasti ndaj Damkës dhe dyshimet për mbi një milion euro
Rasti lidhet me aktakuzën ndaj Fikrim Damkës, për të cilin Teve1 kishte raportuar më herët se dyshohej për keqpërdorim të mbi një milion eurove.

Me vendimin e ri të Gjykatës së Apelit, procedura penale për këtë rast do të vazhdojë në fazën e shqyrtimit gjyqësor.

Duhet theksuar se konfirmimi i aktakuzës nuk nënkupton shpalljen fajtor të të pandehurve. Përgjegjësia penale e tyre do të vlerësohet gjatë procedurës gjyqësore.

Tags: fikrim damkaGjykata ApelitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë “Kosova B”: Në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave

Rizvanolli dhe Schuebel vizitojnë “Kosova B”: Në fokus punimet në projektin e elektrofiltrave

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Shiroka Pula takon Kryeprokurorin e Shtetit dhe drejtuesit e sistemit prokurorial e gjyqësor, në fokus sundimi i ligjit

Sinani pas takimit me presidenten: U bëri thirrje shqiptarëve të Luginës ta mbështesin “Koalicionin Shqiptar”

Sinani pas takimit me presidenten: U bëri thirrje shqiptarëve të Luginës ta mbështesin “Koalicionin Shqiptar”

Publikohen pamjet e natës kritike në rastin e vrasjes së Dardan Gashit, dëshmitari pyetet për atë që shihet në video

Çfarë ndodhi në lokal ku u vra një 22 vjeçar në Lipjan në gusht të 2022?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën