TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli ia vërteton dënimin me kusht Erden Atiqit

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Apeli ia vërteton dënimin me kusht Erden Atiqit

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ish-kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e kishte dënuar me 6 muaj burgim me kusht për akuzën se në shtator të vitit 2016 ndërpreu transmetimin e seancës së Kuvendit të Kosovës në Radio Televizonin e Kosovës (RTK).

“REFUZOHET si e pa bazuar ankesa e mbrojtësit të të akuzuarit Erden Atiq, av. Xhevdet H. Shala, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, …, datë 20.11.2024 VËRTETOHET”, thuhet në vendimin e Apelit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Vendimi i Apelit i përpiluar më 20 maj 2026, është marrë nga kolegji i gjyqtarëve i përbërë nga Mehmet Ndrecaj- kryetari i kolegjit, Ferit Osmani dhe Ali Kutllovci– anëtarë.

Gjykata Themelore në Prishtinë përmes vendimit të 20 nëntorit 2024, për veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike”, e kishte dënuar Atiqin me 6 muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohej nëse i njëjti në periudhën e veritikimit prej 1 viti nuk kryen vepër tjetër penale.

Sipas vendimit të Apelit, ankesë ndaj vendimit të Themelores ka paraqitur mbrojtësi i Atiqit, avokati Xhevdet Shala, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, shkeljes së Ligjit Penal, vërtetimit të gabuar dhe jo plotë të gjendjes faktike dhe vendimit mbi sanksionin penal, konfiskimin dhe shpenzimet e procedurës penale, duke propozuar që rasti të kthehet në rigjykim dhe rivendosje.

Prokuroria e Apelit në anën tjetër përmes parashtresës ka propozuar që ankesa e avokatit Shala të refuzohet si e pabazuar, ndërkaq vendimi i Themelores të vërtetohet.

Sipas Apelit, aktgjykimi i ankimuar nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, si dhe as shkelje tjera të procedurës, të cilat kjo Gjykatë i vëren çdo herë sipas detyrës zyrtare, e të cilat do të kushtëzonin anulimin e tij.

Në vendim, Apeli thekson se vendimi i Themelores është i qartë, konkret dhe përshkruan gjendjen faktike e cila është vërtetuar.

Shkalla e dytë vlerëson se shkalla e parë provat i ka vlerësuar në pajtim me dispozitat përkatëse ligjore, duke paraqitur në mënyrë të plotë se cilat fakte dhe për çfarë arsye i merr si të provuara ose të paprovuara.
Më tej, në vendim thuhet se shkalla e parë ka dhënë arsye të duhura mbi të gjitha faktet vendimtare të kësaj çështjeje juridike penale, të cilat si të drejta i aprovon edhe kjo Gjykatë dhe nuk e sheh të nevojshme të bëjë edhe njëherë vlerësimin për këtë.

Apeli ka theksuar se nga të gjitha provat e grumbulluara është vërtetuar dhe se nuk ka mbetur asnjë mëdyshje në drejtim të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e instalimeve publike”.

Gjithnjë sipas vendimit, nga të gjitha provat e administruara nga gjykata e shkallës së parë, kjo e fundit me të drejtë gjeti se në veprimet e të akuzuarit ekzistojnë të gjitha tiparet objektive dhe subjektive të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi, ose heqja e instalimeve publike”.

Kolegji i Apelit nuk gjeti se ka bazë për shqiptimin e një dënimi më të butë, ndërsa pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit sa i përket konfiskimit të çantës dhe mjeteve të tjera janë të pabazuara pasi që ato janë përdorur dhe janë mjete me të cilat është vërtetuar se i akuzuari ka kryer veprën penale si në dispozitiv të aktgjykimit të ankimuar.

“Gjykata e shkallës së parë gjatë përcaktimit të llojit dhe matjes së shqiptimit të dënimit pati parasysh rrethanat në kuptim të nenit 73 dhe 74 të KPRK-së, andaj si rrethanë lehtësuese mori faktin se i akuzuari për herë të parë ka ra ndesh me ligjin, është njeri familjar, gjykata mori parasysh sjelljen e tij pas kryerjes së veprës penale, sjelljen e tij në gjykatë, ndërsa rrethana rënduese nuk gjeti”, thuhet në vendimin e Apelit.

Kujtojmë se Atiq në seancën fillestare më 16 shtator 2021 nuk ishte deklaruar rreth fajsisë.

“Jam laik në këtë fushë, do të mbrohem në heshtje”, kishte deklaruar Atiq.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 25 tetor 2017, Erden Atiq akuzohej se më 1 shtator 2016, rreth orës 11:15, në rrugën “UҪK” në Prishtinë, afër hyrjes së Kuvendit të Kosovës, me dashje ka bërë ç’kyqjen (heqjen) e kabllos nga konvertori që ishte i vendosur në një kuti metalike të rrjetit optik shpërndarës të transmetimit televiziv. Aty thuhet se ai ka ndërprerë transmetimin e seancës parlamentare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në RTK.

Me këto, Atiq akuzohej se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e instalimeve publike” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së, kryerësi i së cilës dënohet me burgim deri në pesë vjet.

Tags: denim me kushtErden AtiqiGjykata e ApelitTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Certifikata e Origjinës “Made in Kosova” njihet ndërkombëtarisht

Trump ndryshon mendim: Ukraina është në një pozicion për ta rifituar gjithë territorin

Zelensky kërkon raketa Patriot nga SHBA-ja pas valës së sulmeve ruse në Ukrainë

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Sveçla mban sot konferencë për media në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

Punëtorët e sigurimit fizik në UP fillojnë grevën, kërkojnë zbatimin e vendimit për pagën minimale

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

​Hamza kritikon përfshirjen e fëmijëve në fushata zgjedhore: Unë nuk e pranoj një gjë të tillë

Spanjolli Iraola do ta udhëheqë Liverpoolin

Spanjolli Iraola do ta udhëheqë Liverpoolin

Irani kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin për ta mbajtur Izraelin përgjegjës

Irani kritikon Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dështimin për ta mbajtur Izraelin përgjegjës

CSKA merr oferta nga Turqia e SHBA për Dellovën

Dynamo insiston për Dellovën, ofron 1 milion euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën