Ndotjet nga kanalizimi po e bëjnë të vështirë jetesën në këtë ndërtesë.
Në gjendje jo më pak të mirë janë edhe dyert e dritaret e thyera të ndërtesave ngjitur, për të cilën ankohen banorët e banesave sociale në Prizren.
“Kushtet janë të mira por jo edhe aq të mira. Pak na kanë prishë edhe fëmijët, banesat i keni filmu besoj prej mrena nuk e di, por i kanë lane edhe ca gjana që janë të prishura, kanalizimi, kur po hyjmë ma era ndotje ku s’ka ku me shku verës”, thotë banorja Lindita Hoxha.
E krahas kësaj, përfundimi i tyre ka mbetur në gjysmë.
Nga Kuvendi Komunal në Prizren thonë se janë në pritje të udhëzimeve se çka do të ndodhë më tutje.
“E kemi ftu operatorin me nënshkru kontratën mirëpo ai ka paraqitë arsyet e veta për shkak të rritjes së çmimeve etj, nuk jam në gjendje me nënshkru kontratën, ne e kemi anulu atë process dhe jemi në pritje të udhëzimeve se çka do të ndodhë me operatorët të cilët refuzojnë me nënshkru kontrata për shkak të rritjes së çmimeve”, thonë nga Kuvendi Komunal në Prizren.
Përveç rasteve sociale, këto banesa janë të dedikuara edhe për familje të dëshmorëve.
Kronika e realizuar nga gazetarja Albiona Hajdari.