Filmi “I pabesi” dhe “Heshtja vret”, të cilët janë paralajmëruar që sot do të shfaqen në Shtëpinë Kulturore në Bujanoc janë anuluar me pretekstin që nxisin dhunë dhe urrejtje.
Lidhur me këtë, drejtori i Shtëpisë së Kulturës, Jetmir Ismaili, ka thënë se dje është arrestuar me dyshimin që ka qenë i korruptuar pasi që ka lejuar shfaqjen e filmave pa pagesë.
“Dje, pa paralajmërim dy makina të Policisë kanë ardhur në shtëpinë time dhe me ftesë të prokurorisë që të paraqitem në Stacionin e Policisë, ku kam ardh në Polici dhe për dy orë jam intervistuar nga inspektorët, për çfarë i kemi lejuar këta dy filma, kush i ka financuar, çfarë kanë në përmbajtje. Unë si drejtor i Shtëpisë së Kulturës duke e ditur se si gjendemi financiarisht me financa sa i përket aktiviteteve kulturore, jo vetëm aktorëve të Preshevës, por për çdo kënd Shtëpia e Kulturës i ka dyert e hapura. Preteksti i tyre ishte pse kam lejuar që të jetë pa pagesë, sipas tyre paraqitesha që kam qenë edhe i korruptuar, gjoja që kam marrë pagesë prej aktorëve dhe pse kam lejuar që këta dy filma të shfaqen dhe të lejohet hyrja pa pagesë”, tha drejtori në një konferencë për media.
Ismaili, tha se nuk ka qenë vendimi i tij që filmat të shfaqen pa pagesë, por tregoi që ka qenë vendim i producentit.
“Nuk ka qenë vendimi jem që këta dy filma të shfaqen pa pagesë, por ka qenë i producentit të filmit. Nuk është vetëm problemi që ne kemi si institucion vetëm me këtë rast, unë e di që pas saj jam i dënuar, por nga Gjykata e Bujanocit për lejimin e vendosjes së flamurit kombëtar gjatë aktiviteteve që i kemi ne si komunë në Bujanoc”, tha Ismaili.
“Filmat janë marrë dhe presim tash që të na lajmërojnë që a paraqesin ata filma urrejtje”, tha ai, raporton teve1.info
Aktori dhe producenti i filmave, Gani Veseli, ka treguar se këta dy filma i përkasin shqiptarëve dhe tregojnë kulturën e një kohe të vjetër.
“Është për keqardhje që sot ky film nuk do të jepet dhe që është ndaluar nga organet e shtetit. Janë filma që i përkasin një kohe shumë të vjetër, që i përkasin shqiptarëve nuk ka as nxitje, as një send tjetër. Por, kjo është diçka e dhimbshme që ne po humbim, diçka që po ndodh rregullisht. Ky është turpi që mundet me na ndodhë këtu në Preshevë. Në këta dy filma tregohen ngjarje të vërteta që shqiptarët i kanë përjetuar në Bujanoc. Këta filma nuk ndalen. Është dhënë shumë mundi për ta dhe nuk dua që ta lidhi me politikën”, kështu tha Veseli në një konferencë për media.
Ndërsa, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka thënë se në Bujanoc edhe profesionistët janë duke u penguar të zhvillojnë aktivitetet e tyre.
Lutfiu, ka thënë se do të insistojnë që këta filma të shfaqen.
“Ne shumë pak kemi aktorë në Preshevë. Paramendoni një aktor profesionist me dalë në orën 11:00 prej Stacionit Policor, për shkak të bisedave informative që ka pasur me një krijimtari të vetën. Pra, edhe njerëzit profesionist të këtij vendi po i pengojnë, kjo është e papranueshme. Ne do të insistojmë që në një kohë sa më shpejtë të marrim përgjigjen, vlerësimin lidhur me këto filma. Ne insistojmë që këta filma duhet të shfaqen”, tha ai.
Drejtori i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Jetmir Ismaili, është arrestuar dje nga policia serbe me urdhër të prokurorit.
Dy filmat janë mbështetur nga Qeveria e Kosovës përmes Këshillit Kombëtar Shqiptarë, e ku drejtori i ka dhënë leje që të bëhet promovimi i tij në Shtëpinë e Kulturës.
Lidhur me arrestimin e Ismailit, ka pasur reagime të shumta nga zyrtarët shtetëror të Kosovës./teve1.info/
Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Vela: Represion i egër nga regjimi i Vuçiqit
Arrestohet kreu i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Vela: Represion i egër nga regjimi i Vuçiqit
Anulohen filmat shqiptarë të financuar nga Qeveria e Kosovës në Bujanoc