TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

by teve1
9 muaj ago
5
A A
Anijes humanitare “Madleen” afër Gazës i ndërprehet interneti, Izraeli zotohet ta kthej prapa

Foto: AP

Teksa i afrohet Rripit të Gazës, anija humanitare “Madleen” është përballur me ndërprerjen e aksesit në internet të kërkuar nga autoritetet izraelite.

Yasemin Acar, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe zëdhënëse e Koalicionit të Flotiljes së Lirisë (FFC), njoftoi për një lidhje të dobësuar pasi Izraeli kishte filluar zyrtarisht bllokimin e komunikimit, vetëm pak orë para arritjes së mundshme në Gaza.

“Lidhja jonë është vështirësuar në mënyrë dramatike. Presim komunikimi të ndërpritet në çdo moment,” tha Acar për agjencinë Anadoly.

Anija “Madleen”, e cila u nis nga porti italian i Catani më 1 qershor, ndodhet rreth 116 milje larg Gazës, ende në ujëra ndërkombëtare. Ajo transporton ndihma për popullsinë palestineze, përfshirë formula për foshnja, miell, oriz, produkte sanitare dhe pajisje mjekësore.

Sipas Acar, çdo sulm ushtarak kundër anijeve do të jetë një krim lufte, duke qenë se anija ndodhet jashtë zonës territoriale të Izraelit dhe është pjesë e një misioni humanitar paqësor.

Ajo përmendi gjithashtu precedentët e rrezikshëm si bastisja e anijes “Mavi Marmara” në vitin 2010, ku u vranë 10 aktivistë, dhe një sulm me dron ndaj anijes “Ndërgjegjja” pranë Maltës, më 2 maj.

Ndërkohë, Ministri Izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, urdhëroi të dielën ushtrinë që të parandalonte anijen të arrinte në Gaza.

Duke ndarë një foto të takimit të tij me Shefin e Shtabit Eyal Zamir dhe komandantët detarë, Katz tha: “I kam udhëzuar ushtrinë izraelite të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar që flotilja e urrejtjes Madleen të arrijë në Gaza.

Ai njoftoi planet për ridrejtimin e saj me forcë drejt portit izraelit të Ashdodit dhe sulmoi aktivistët publikë në bord – përfshirë Greta Thunberg dhe aktorin, Liam Cunningham – duke i quajtur “zëdhënës të propagandës antisemite”.

Acar kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj bllokadës së Gazës dhe e përshkroi misionin si një akt urgjent humanitar. “Ne nuk mbajmë armë. Nuk jemi këtu për të luftuar.”

Ekuipazhi prej 12 personash i “Madleen” mbetet në gjendje të mirë morale, ndërsa shpresojnë të arrijnë në Gaza të hënën në mëngjes – për sa kohë nuk ndërhyhet me forcën.

 

Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Trump për Iranin: Nuk kemi përfunduar ende

Çmimet e naftës në nivelin më të ulët që nga dhjetori 2021

Vendet e IEA-së bien dakord të lirojnë 400 milionë fuçi naftë nga rezervat strategjike

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Flet dëshmitari shqiptar për djegien e autobusit në Zvicër: Një person i hodhi vetes benzinë dhe pastaj i vuri flakën vetes

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

Osmani në LDK? Nimani: Abdixhiku e ka obligim t’ia kthejë borxhin

“InfoNata” 11.03.2026

“InfoNata” 11.03.2026

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Juristi Kabashi vlerëson se Kushtetuesja do ta shpallë të pavlefshëm dekretin e Osmanit

Ministrja Hajdari tregon nëse Kosova do të preket nga mungesa e furnizimit me derivate

Kusari-Lila: Nga nesër çmimi i naftës s’mund të jetë më i lartë se 1.54 euro për litër

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

Policia sekuestron armë, narkotikë dhe mjete të rrezikshme në Suharekë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që i kërkon Iranit t’i ndalojë sulmet në Gjirin Persik

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Bodo/Glimti i pandalshëm, mposht Sportingun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën