Pak ditë para fillimit të kampionatit botëror, kombëtarja angleze ka njoftuar për numrat që lojtarët do të bartin në shpinë.
Southgate kishte njoftuar për listën e futbollistëve, ndërsa tashmë dihen edhe numrat e tyre me shumë futbollistë që kanë marrë ata numra që bartin edhe nëpër ekipet e tyre. Numrin 9 do ta veshë i zakonshmi Harry Kane ndërsa 10shin do ta ketë Raheem Sterling.