TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Angelina Jolie thotë se dëshiron të largohet nga Hollywoodi, por…

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Angelina Jolie do të shpërngulet jashtë Shteteve të Bashkuara? Pse?

Aktorja e njohur Angelina Jolie, ka bërë disa deklarata të sinqerta për jetën dhe karrierën e saj, duke pranuar se ndihet e kufizuar në Hollywood dhe se do të dëshironte të largohej nga Los Angelesi, por nuk mund ta bëjë këtë për arsye financiare.

Në një intervistë për Wall Street Journal Magazine, ylli i filmave të shumtë rrëfeu se, po t’i duhej ta niste sot karrierën nga e para, ndoshta nuk do të zgjidhte rrugën e aktrimit.

Jolie tha se, megjithëse do të dëshironte të hiqte dorë nga aktrimi, nuk e ka këtë mundësi nëse dëshiron të vazhdojë të jetojë sipas standardit të jetesës që ka ndërtuar ndër vite.

Sipas saj, puna si aktore vazhdon të jetë burimi kryesor që i siguron të ardhurat e nevojshme për të mbështetur familjen dhe stilin e saj të jetës.

Aktorja fituese e çmimit Oscar foli gjithashtu për dëshirën e saj të madhe për t’u larguar nga Los Angelesi, të cilin e përshkroi si një vend “sipërfaqësor”. Ajo zbuloi se shpreson që në të ardhmen të kalojë më shumë kohë në shtëpinë e saj në Kamboxhia dhe një ditë të zhvendoset atje.

“Kjo lidhet me atë që ndodhi pas divorcit tim. E humba mundësinë për të jetuar dhe udhëtuar lirshëm”, u shpreh Jolie, duke iu referuar betejës së gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt. Ajo shtoi se do të largohet nga Los Angelesi sapo t’i krijohet mundësia. Në rrëfimin e saj, Jolie pranoi se vitet e fundit kanë qenë emocionalisht të vështira dhe se nuk ka pothuajse fare jetë sociale. “Nuk kam ndonjë jetë të mirëfilltë sociale”, tha ajo. Aktorja vuri theks të veçantë te roli i nënës, duke treguar se lindja e fëmijëve ndryshoi tërësisht mënyrën se si e shihte jetën.

“U bëra nënë në moshën 26-vjeçare. E gjithë jeta ime ndryshoi. Fëmijët më shpëtuan dhe më mësuan ta jetoj këtë botë në një mënyrë krejt tjetër”, u shpreh ajo. Jolie zbuloi gjithashtu se prej rreth dhjetë vitesh nuk ndihet plotësisht vetvetja. “Mendoj se kohët e fundit do të kisha rënë në një gjendje shumë më të errët po të mos ishte dëshira ime për të jetuar për fëmijët e mi”, tha aktorja.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Sekreti për një martesë të fortë, Taika Waititi zbulon rregullin mes tij dhe Rita Orës

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Dua Lipa shkëlqen në New York, flet për planet për krijim të familjes: Do të doja shumë që një ditë të kem fëmijë

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Ellen DeGeneres rikthehet në ekran pas skandalit të ngacmimit seksual

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Bebe Rexha reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë janë e ardhmja

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Shiroka-Pula kërkon hetim me urgjencë për rastin e vrasjes së një gruaje në Pejë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Punëtorët e Infrakos-it protestojnë për indeksimin e pagave, ja çka paralajmërojnë

Haxhiu: Nuk e kuptoj ndryshimin e qëndrimit të PDK-së: Zgjedhja e presidentit është e rëndësishme

Haxhiu kërkon hetim të plotë për rastin e vrasjes së gruas në Pejë

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Begaj: Fitorja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është fitore e bashkimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën