TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larrain

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Angelina Jolie do të jetë Maria Callas në filmin e ri të Pablo Larrain

Filmi do të tregojë dritë-hijet e historisë së trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe rimenduar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve ’70.

Duke komentuar rolin e ri, Angelina Jolie tha: “Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për të treguar jetën dhe trashëgiminë e Marias. Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar këtë sfidë. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të kesh mundësinë të tregosh historinë e Marias me të, dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr”.

Lidhur me projektin e tij të ri, Pablo Larraín shpjegoi: “Të kombinoja dy pasionet e mia më të thella dhe më personale, kinemanë dhe operën, ishte një ëndërr e shumëpritur. Të bësh këtë me Angelinën, një artiste jashtëzakonisht të guximshme dhe kureshtare, është një mundësi magjepsëse. Një dhuratë e vërtetë”.

Dy filmat e fundit biografikë të realizuar nga Larraìn, kanë fituar nominime për Oscar për protagonistët e tij: Kristen Stewart në 2021 për “Spencer”, bazuar në jetën e Lady Dianës, princeshës rebele dhe Natalie Portman në 2016 me “Jackie”, për Jackie Kennedy Onassis. Regjisori gjithashtu pati një nominim për çmimin Oscar në 2012 për “No”, i pari i Kilit për filmin më të mirë ndërkombëtar.

Ndër projektet që mbërritën në kinema me fokus Maria Callas, kujtojmë filmin e Franco Zeffirelli, “Callas Forever”, me Fanny Ardant, tre muajt e fundit të jetës së saj, dhe dokumentari i Tom Volf “Maria by Callas”, me imazhe të papublikuara, regjistrime private dhe pamje arkivore të shfaqjeve të saj. /a2cnn

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Reperi ‘Mossi’ në pranga, del para Gjykatës për sulmin ndaj Burim Pacollit

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Mossit: dyshohet për lëndim të lehtë, kanosje dhe posedim të drogës

Gramos Krasniqi “Mossi” dhe disa të tjerë sulmojnë gazetarin Burim Pacolli

Arrestohet Mossi dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

AGK-ja dënon sulmin fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli: Policia t’i gjejë dhe t’i kapë autorët

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

Skënder Musa: Kuvendi nuk ekziston më, Kurti po tenton ta shtyjë procesin zgjedhor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

“Dekreti i Osmanit është i ligjshëm”, Musa hedh poshtë deklaratën e Kurtit për afatin 60-ditor

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Këndi i Kimi” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Emisioni “Info Nata” 06.03.2026

Një person plagoset me thikë në Mitrovicën e Veriut, policia në kërkim të të dyshuarve

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump i kërkon Iranit të dorëzohet pa kushte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën