TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anëtari i grupit të Millan Radojiçiq ishte në protestën e së hënës në veri

Më 20 maj në veri të Mitrovicës Policia e Kosovës kreu aksion në të ashtuquajturën “Banka Postare e Kursimeve” dhe gjatë aksionit, disa qytetarë në numër të vogël protestuan e në mesin e tyre ishte dhe Aleksandër Bozoviq, i cili shihet duke vendosur maskën, e që dyshohet se është anëtar i grupit të Millan Radojiçiq.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Anëtari i grupit të Millan Radojiçiq ishte në protestën e së hënës në veri

Policia e Kosovës kishte ndërmarr aksion të hënën, në katër komunat veriore, në 6 objekte bankare financiare nga Serbia, të cilat dyshoheshin për shpërlaje parash.

Në lokacionin veri të Mitrovicës, disa qytetarë serbë patën kundërshtuar këto veprime të policisë së Kosovës.

Në mesin e tyre mëson Tëvë1, se ishte edhe Aleksandër Bozoviq, i cili siç ka mësuar televizioni, është anëtari i grupit të kryeterroristit, Millan Radojiçiq, i cili kreu sulmin me grupin e tij paraushtarak më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Bozoviq,  i cili shihet në këto pamje të realizuara nga Tëvë 1 po vendoste maskën, ndërkohë që nuk figuron në listën e kërkimit nga policia e Kosovës e as nga INTERPOL-i.

Policia tashmë i ka shqiptuar gjobë për veprën penale tentim për nxitje dhe urrejtje.

“ Ky person nuk ka qenë në kërkim, i kemi shqiptuar tiketë sipas ligjit për tubime publike, i kemi edhe dy të tjerë, me njërin jemi marrë edhe me tjetrin do të merremi. Ne tregojmë me këtë se kemi qasje te gjithkush, tek personat e caktuar që duhet me shkua me i marrë edhe me i sjell në stacion dhe do ta kryejmë punën tonë ashtu siç është paraparë me ligj”, ka thënë Elshani.

E njohësit e sigurisë vlerësojnë se paraqitja e personave që kanë qenë pjesëmarrës në protestat e dhunshme në veri, janë tregues se po punohet për rikthim të protestave në katër komunat veriore.

“ Mendoj që duhet të kemi një bashkëpunim të mirëfilltë me partnerët tanë strategjik, QUNT-in, Bashkimin Evropian, sidomos me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ngase paraqitjet sikur të Aleksandër Bozoviq, por edhe të tjerëv, në këto tubime mund të paralajmërojnë mundësinë e rikthimit të protestave por edhe të ekstremistëve. Me kujdes duhet t’i përcjellim këto, pasi që, këto paralajmërime të ndërkombëtarëve”, ka thënë Nuredin Ibishi.

Profesori i kriminalistikes, Fatmir Çollaku, tha se grupi i Millan Radojiçiq, mund të rigrupohet përsëri për të nxitur tensione në veriun e shtetit.

“ Çdo pakënaqësi reale e qytetarëve në pjesën veriore, janë arsyeje më shumë përkatësisht pretekst i grupit të Radojiçiqit dhe strukturave të ngjashme për t’u riaktivizuar dhe për të realizuar misionin që kanë veç moti për ta destabilizuar Kosovën në kuptimin e prishjes se rendit juridik dhe kushtetues. E shoh mundësinë e rikthimit, e shoh mundësinë e ristrukturimit të grupit të Radojiçiqit”, vlerëson ai.

Më 26 dhe 29 maj 2023, protesta e thirrur kundër hyrjes së kryetarëve në godinat e komunave, u përcoll me eskalim të situatës, ku mbetën të lënduar pjesëtarë të KFOR-it, u sulmuan Policia e Kosovës dhe gazetarët.

Tags: Anëtari i grupit të Millan RadojiçiqProtesta ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Policia e Kosovës shpall në kërkim Kujtim Koqin nga Prizren, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Tejkaloi në shiritin emergjent – shoferi identifikohet dhe ndëshkohet

Në rajonin e Gjilanit brenda javë u shqiptuan mbi 1500 gjoba trafiku

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Sot Dita Ndërkombëtare e Familjes

​Shqipëria dhe Kosova intensifikojnë koordinimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK: Sulmet hibride ndaj profileve të Lumir Abdixhiku do të raportohen në polici

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Marta Kos sot në Kosovë, takohet me Haxhiun dhe Kurtin – kjo është agjenda e saj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën