TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anëtarët e Komisionit për Siguri kërkojnë më shumë koordinim nga Qeveria me ndërkombëtarët për aksionet në veri

Aksioni i së hënës për mbylljen e Bankës Postare të Kursimeve në Mitrovicën Veriore është mirëpritur nga anëtarët e komisionit për siguri nga partitë opozitare. Veçse ata kërkuan më shumë koordinim me aleatët ndërkomëbtarë për shkak të situatës së ndjeshme atje.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Anëtarët e Komisionit për Siguri kërkojnë më shumë koordinim nga Qeveria me ndërkombëtarët për aksionet në veri

Që nga vrasja e rreshterit Afrim Bunjaku në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit të kaluar, situata në pjesën veriore ka ndryshuar krejtësisht.

Policia e Kosovës ka shtuar numrin e zyrtarëve policorë atje ku në çdo pjesë në katër komuna, ka prezencë të shtuar.

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur aksione të ndryshme të Policisë për të shtrirë sovranitetin dhe sundimin e ligjit në atë pjesë.

Një i tillë ka qenë edhe gjatë të hënës, ku është mbyllur një nga filialet e Bankës së Serbisë që operonte ilegalisht në Mitrovicë të Veriut.

Në aspektin e legjitimitetit, këtë aksion e ka përshëndetur një nga ish-drejtorët e Policisë së Kosovës.

Mirëpo, deputeti opozitar vlerëson se aksione të tilla kur kanë të bëjnë me pjesën veriore, duhet koordinuar edhe me bashkësinë ndërkombëtare.

“Nëse flasim për vërejtjet që jemi duke i marrë nga partnerët tanë strategjikë, nga Departamenti Amerikan i Shtetit atëherë duhet të jemi të shqetësuar. Mendoj që ne duhet të koordinojmë  veprimet me partnerët tanë dhe po ashtu kemi një proces të dialogut në Bruksel çështjen për dinarin, mendoj që Qeveria e vendit dhe institucionet e zbatimit të ligjit në këtë rast Qeveria duhet të jetë e kujdesshme që të koordinohet dhe të kryejë hapat e duhur me partnerët tanë”, ka deklaruar deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.

Kurse, anëtari i Komisionit Parlamentar për Siguri, Anton Quni thotë se varet nga Beogradi se a do të ketë tensione në atë pjesë apo jo.

Derisa shton se Policia e Kosovës është e gatshme përballë çdo tensioni të mundshëm.

“Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme deri në disa limite por nëse ato tejkalohen atëherë doemos përfshihen edhe forcat e KFOR-it. Prandaj edhe bëhet vërejtjet nga partnerët tanë që për veprime të tilla, për procese të tilla do duhej një bashkëkoordinim i mirë sepse janë të kyçur shumë faktorë dhe situata është shumë më komplekse.”

Gjatë javës së kaluar, institucionet e sigurisë së Kosovës kanë pasur një aksion të suksesshëm ku është gjetur sasi e madhe e armatimit në veriun e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Gashi: Verifikimi i numrit të civilëve të vrarë nuk është përgjegjësi e organizatave tona

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Kuvendi del me sqarim për ekspozitën për masakrat në Kosovë

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Zeqiri: Ku i mori Gashi të dhënat për të burgosurit e armatosur? “Arma” e vetme që kishim ishte një lugë plastike

Blakaj: ADMOVERE dhe INTEGRA nuk kërkuan të dhëna nga ne, të dhënat në ekspozitën për masakrat të pasakta

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

Irani pranon kërkesën e OKB-së për kalim të sigurt humanitar përmes Ngushticës së Hormuzit

“InfoNata” 27.03.2026

“InfoNata” 27.03.2026

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Bytyqi: Osmani do ta dëmtojë Kurtin në zgjedhje, edhe opozita do të ketë përformancë më të mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën