TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE shfaktorizon njohjen e Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Avdia: Shqipëria të padis Serbinë në Këshillin e Evropës për adresat e pasivizuara të shqiptarëve në Luginë  

Shkruan: Tomorr Avdia

Një dokument, francezo-gjerman që është shpalosur në tryezën diplomatike të Ambasadës amerikane në Prishtinë rreth një muaj më parë, ka arrit që të shtojë presionin gati në pikën më të lartë.

Kjo dosje së bashku me planin i është zbardhur, liderëve tanë nen për nen nga z.Escobar, kjo do të thotë se aty është dhe qëndrimi amerikan.

Kjo nismë për normalizimin e shpejtë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, thelbi i saj është ky: Serbisë i kërkohet që të “pranojë ekzistencën e Kosovës si realitet i veçantë politik e legal”, por pa e detyruar që ta njohë atë formalisht.

Ndërsa, Serbia nuk duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Në qoftë se Serbia pajtohet me këtë propozim, ajo do të ketë ndihma masive, ekonomike dhe financiare nga Brukseli. Në të kundërt ‘do të izolohet plotësisht, ekonomikisht dhe diplomatikishtë’.

Kosovës po i kërkohet që të heqë dore nga njohja ‘formale’ e Serbisë dhe si shpërblim do te marrë njohjen e menjëhershme nga 5 vendet e BE-së, si dhe do ta ketë të lirë rrugën për anëtarësim në strukturat euro-atlantike dhe organizata te tjera ndërkombëtare (por, në fazat e para, jo ne OKB).Ka ardhur momenti që shteti i Kosovës ta marrë shumë seriozisht këtë propozim, ta studiojë më përgjegjësi shtetërore e kombëtare.
Duke vlerësuar, situatën dhe rrethanat se a ‘është koha për të thënë po, kompromisit të propozuar..?!
Asnjë shtet, aq më pak Kosova me subjektivitet të cunguar ndërkombëtar, nuk e ka luksin të arrijë një kompromis plotësisht në favor të tij dhe në dëm të kundërshtarit, përndryshe ai nuk do të quhej i tillë, por fitore e njërës palë mbi tjetrën.
Por ka kompromise e kompromise, të mos harrojmë se në vitin 2018-të na është propozuar një kompromis i rëndë, dhënia e territorit tonë Serbisë.

Kjo do të ishte fatal për shtetësinë e Kosovës, ai duhej refuzuar dhe Kosova me durimin e saj strategjik dhe ndihmën e miqve arriti ta shmange atë rrezik. Është shumë pozitiv fakti që nisma franko-gjermane e përjashton atë.

Natyrisht, do ishte mirë njohja formale e Serbisë, e cila do të përshpejtonte shumë procese, e anëtarësimin në OKB (megjithëse jo i sigurtë, për shkak të interesave ruse dhe vetos së saj).

Por as njohja e Beogradit, as anëtarësimi i Kosovës ne OKB nuk janë të natyrës ekzistenciale për shtetin tonë..

Ndërkaq, njohja nga 5 vendet e BE-së dhe hapja e rrugës së anëtarësimit nē strukturat euro-atlantike, janë me rëndësi jetike për Kosovën dhe të ardhmen e saj.

Me anëtarësimin në NATO dhe BE, njohja formale e Serbisë, do të shfaktorizohej, në një mas të madhe.

Në këtë moment historik, pozita dhe opozita në Kosovë duhet të jenë të bashkuar.

Serioziteti dhe kompleksiteti i momentit, kërkojnë bisedime konfidenciale midis të gjithë faktorëve politike, ashtu si edhe diskutime të hapura në Kuvendin e Kosovës, pse jo edhe në publik.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të tëvë1.info.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Spektakli emocional i Edi Rames për të mbuluar kalbëzimin e “demokracisë” shqiptare!

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Faza përmbyllëse, përballjet dhe pritja legjitime për pafajësi

Shkodra: Gjykata Kushtetuese nuk dha zgjidhje për ngërçin

Nga Qeveria Kurti 3 presim rezultatet, jo narrativa

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Vizita e Milorad Dodik në Shtëpinë e Bardhë dhe rreziku i keqinterpretimit politik

Abdixhiku: Presidenca duhet të jetë faktor uniteti, jo vazhdim i shumicës qeverisëse

Abdixhiku: Presidenca duhet të jetë faktor uniteti, jo vazhdim i shumicës qeverisëse

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën drogë dhe armë

Arrestohet një person në Ferizaj, iu gjetën drogë dhe armë

Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknologjike në vlerë rreth 200 mijë euro

Gjermania i dhuron Policisë pesë vetura dhe pajisje teknologjike në vlerë rreth 200 mijë euro

Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe

SHSKUK sqaron bashkëpagesën prej 3 euro për personat shoqërues

Kurti: FSK e gatshme të kontribuojë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për Gazën

Kurti: FSK e gatshme të kontribuojë në forcën stabilizuese ndërkombëtare për Gazën

Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Përparim Kryeziu emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Shkencës

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

Muja: Vjosa Osmani nuk do të ketë vota nga asnjë parti, mund të jetë mundësia e fundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën