TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Andoni për zgjedhjet në Shqipëri: Ka një fitore gati tej parashikimeve të vetë socialistëve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Andoni për zgjedhjet në Shqipëri: Ka një fitore gati tej parashikimeve të vetë socialistëve

Njohësi i proceseve politike në Shqipëri, Ben Andoni procesin zgjedhor atje e ka cilësuar deri diku normal dhe me probleme të vogla.

Madje ai në emisionin Ditari në Tëvë1, tha se gjatë këtij procesi zgjedhor Policia ka konfirmuar rreth 54 kundërvajtje të ndryshme, duke përmendur kështu edhe rastin e arrestimit të kandidatit për kryetar komune në Himarë i cili tashmë është shpallur fitues.

“Deri diku normal, por me probleme jo pak të vogla në qoftë se do ta konsideronim veten një demokraci të  mirë për sa i përket procesit zgjedhor. Kjo sepse eksperimenti ose pilotimi që u bë me instrumentat e njohjes biomerike në disa raste jo të pakta, pati pobleme. Madje ju e dini që mbas dy orësh nga hapja e procesit të votimit, për shkak të këtyre pengesave u kalua sërish në votimin në njohjen manual. Kjo tregoi normalisht që administrata zgjedhore në Shqipëri ka probleme të mbartura, po ka problem dhe nga mosreformimi i saj. Ndërkohë që procesi pastaj duket që zbuloi problem të tjera që kishin ardhur nga më përpara që kjo shkon në akuzat për shitblerjen e votave, Policia ka konfirmuar gati në mos gaboj rreth 54 kundërvajtje të ndryshme ndërkohë që ditën e premte pati dhe një ngjarje e cila në njëfarë mënyre ka qenë gati një lloj simbolike për këto zgjedhje që ishte arrestimi i kandidatit për kryetar bashkie të Himarës, i cili sot në fakt rezulton fitues në Himarë zotin Bejleri”, tha ai.

Kurse sa i përket procesit të numërimit të votave Andoni theksoi që procesi i numërimit ka vijuar normal dhe se tashmë është duke shkuar drejt përfundimit.

Ku sipas tij, ka një fitore gati tej parashikimeve të vetë socialistëve në këto zgjedhje.

“Po shkon drejtë përfundimit, kam përshtypjen sot në mesnatë pothuajse do të mbyllet procesi i njohjes së kryebashkiakëve, ku duket ka një fitore gati tej parashikimeve të vetë socialistëve. Por besoj që e gjithë vëmendja është te kryetarët e bashkive. Risia ka qenë që socialistët kanë marrë  bastionet e demokratëve, ndërsa demokratët janë rikthyer në disa nga vendet ku ata kanë qenë dhe kanë pasur gjithmonë domen“, tha Andoni.

Teksa i pyetur se a është i kënaqur me daljen e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje ai tha “jo absolutisht dhe në këtë moment që po flasim akoma nuk kemi  shifër të konfirmuar,  është vetëm në mos gaboj shifra e orës 18:00 një orë para mbylljes së votimeve ku rreth 36 për qind e pak, në mos gaboj, ndërkohë që dalja ka qenë tepër zhgënjyese”.

Ndryshe zgjedhjet lokale në Shqipëri po konsiderohen fitore absolute e Partisë Socialiste dhe debakël politik për opozitën. Derisa procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit, ku deri më tani dihet se nga 61 bashki, PS-ja ka fituar 43 sosh, kurse opozita vetëm shtatë, njohësit e zhvillime politike vlerësojnë se opozita duhet të reformohet që të bëhet alternativë e besueshme për qytetarët atje.

Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Socialiste ka fituar në Lushnje, Sarandë, Cërrik, Patos, Librazhd, Rrogozhinë, Bulqizë, Gramsh, Belsh, Roskovec, Tropojë, Dropull, Përmet, Skapar, Poliçan, Konispol, Këlcyrë, Fushë-Arrës, Libohovë, Pustec, Kamëz, Vora, Elbasan, Pusteci, Delvinë, Klos, Kolonjë, Këlcyrë, Tepelenë, Pukë, Peqin, Elbasan, Delvinë dhe Vlorë.

Ndërkohë në Shkodër deri tani janë numëruar 243 qendra të votimit nga 247 sa janë gjithsej.

Aty po prin kandidati i PS-së, Benet Bahri Beci./teve1.info./

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Konjufca pret zëvendësministrin italian, takimi zhvillohet pa praninë e mediave

Strategjia për Hagën, Konjufca: Pasnesër mbledhje disaorëshe, synojmë ta fitojmë rastin

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

“Radar” publikon dokumentet të mbikëqyrjes sekrete të kritikëve të Vuçiqit nga BIA

Irani paralajmëron kompanitë amerikane të naftës në rast se goditen asetet e tij energjetike

SHBA-ja sanksionon firmat indiane dhe turke të akuzuara se kanë ndihmuar Iranin

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ligjvënësi republikan kërkon dorëheqjen e Hegseth, ose do të kërkojë shkarkimin e tij nga Kongresi

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Ndalohen punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Bellingham thyen rekordin e Casillasit, bëhet më i riu që arrin 60 ndeshje në “Champions”

Shqipe Mehmeti-Selimi reagon në 6-vjetorin e arrestimit të Rexhep Selimit: UÇK një herë, UÇK gjithmonë

Shqipe Mehmeti-Selimi reagon në 6-vjetorin e arrestimit të Rexhep Selimit: UÇK një herë, UÇK gjithmonë

Kapen mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 27 mijë eurosh në Han të Elezit

Kapen mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 27 mijë eurosh në Han të Elezit

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Kjo është arsyeja se përse shkelmojnë foshnjat në barkun e nënës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

Izraeli publikon listën për ndeshjen ndaj Kosovës, ftohet edhe talenti 17-vjeçar i Barcelonës

​Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për drejtësi në Budvë

​Gërvalla merr pjesë në Forumin Ministerial BE–Ballkani Perëndimor për drejtësi në Budvë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën