TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Andoni për heshtjen e Ramës ndaj protestave në Tiranë: Po e mbulon situatën me suksesin e negociatave me BE-në

by teve1
1 muaj ago
1
A A
Andoni për heshtjen e Ramës ndaj protestave në Tiranë: Po e mbulon situatën me suksesin e negociatave me BE-në

Analisti politik nga Shqipëria, Ben Andoni, ka folur për emisionin “Ditari” në Tëvë1 lidhur me protestat e tensionuara të studentëve në Tiranë.

Andoni ka deklaruar se deri më tani, përpjekja e vetme për dialog ka ardhur nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili ka shprehur gatishmërinë për të vënë në dispozicion zyrën e tij për dialog.

Ndërkohë, sipas analistit, kryeministri Edi Rama është përpjekur ta zhvendosë vëmendjen nga situata e brendshme, duke vënë në pah suksesin e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian dhe mbylljen e kapitullit të 20-të të negociatave me Bashkimin Evropian.

“Unë besoj se Tirana do të ketë edhe ditë të tjera të tilla. Sa i përket dialogut, e vetmja përpjekje deri tani është ajo e presidentit të vendit, i cili ka thënë se zyra e tij është e hapur për dialog. Por, nga ajo që kuptoj, ai është një prej hallkave të pushtetit që pothuajse nuk respektohet nga protestuesit, për shkak të lidhjes së tij me qeverisjen e Edi Ramës”, ka deklaruar Andoni.

Ai ka shtuar se mungesa e një reagimi të kryeministrit gjatë këtyre dy ditëve mund të lidhet edhe me përpjekjen për ta vënë në plan të parë përparimin e Shqipërisë në negociatat me BE-në.

Analisti ka parashikuar një situatë problematike edhe në orët dhe ditët në vijim, duke vlerësuar se zgjidhja mund të kërkojë përfshirjen e faktorëve të tjerë.

“Personalisht i parashikoj problematike edhe orët në vazhdim, por besoj se do të ketë një lloj zgjidhjeje nëpërmjet ndërhyrjes, ndoshta edhe të faktorëve të tjerë, në këtë tollovi të madhe që po ndodh”, ka përfunduar Andoni./teve1.info/

Tags: Ben AndoniEdi RamaProtestaTirana
ShareTweet

Postime të ngjashme

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

Parlamenti Evropian miraton buxhetin e BE-së për vitin 2027

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

​Marta Kos nesër në Kuvendin e Shqipërisë, negociatat me BE-në në fokus të takimit me deputetët

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

SPAK dhe Prokuroria Speciale e Kosovës diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

Kreu i Listës së Studentëve paralajmëron arrestime të reja në Serbi: Arrestimi i pronarit të Informer-it është vetëm fillimi

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Barcelona me lehtësi mposht Sabahun në Baku

Kurti pritet në Bruksel nga Costa dhe Von der Leyen

Kurti pritet në Bruksel nga Costa dhe Von der Leyen

“Këndi i debatit”- 25.11.2026

“Këndi i debatit”- 25.11.2026

​Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga

​Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga

BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste

BE publikon pamje nga samiti me liderët e rajonit, Kurti në takimin e parë me Marta Kos pas këngës nacionaliste

Kurti nga Brukseli i bën thirrje pushtetit të ri në Serbi që ta arrestojë Radoiçiqin

Kurti nga Brukseli i bën thirrje pushtetit të ri në Serbi që ta arrestojë Radoiçiqin

Përurohet një pjesë e “Rrugës A” në Prishtinë

Përurohet një pjesë e “Rrugës A” në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën