Përkundër se udhëtoi në Londër për të firmosur kontratën me Federatën e Futbollit të Brazilit, trajneri Carlo Ancelotti nuk e bëri një gjë të tillë.
Ancelotti ka njoftuar federatën braziliane që nuk do ta pranoj ofertën dhe personalisht ka shprehur mirënjohjen për interesimin e treguar.
Thuhet se tekniku italian që është trajner i Real Madridit, po e shqyrton një ofertë të majme nga Arabia Saudite, në vlerë prej 50 milionë eurosh neto në sezon.
Ancelotti ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2026, por ai pritet ta shkëpusë bashkëpunimin me klubin mbretëror në fund të sezonit aktual.