TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ancelotti i prerë para Botërorit: Nuk ka vende të garantuara

by tëvë1
3 muaj ago
0
A A
Kaos në Brazil, Gjykata shkarkon presidentin e Federatës, e ardhmja e Ancelottit mbetet pezull

Carlo Ancelotti ka dhënë një mesazh të fortë vetëm pak muaj para Kupës së Botës 2026, duke theksuar se askush nuk e ka të sigurt një vend në Kombëtaren e Brazilit.

Në një intervistë për Esporte Record, trajneri italian u shpreh se grumbullimet do të varen ekskluzivisht nga forma fizike e lojtarëve, përfshirë edhe yjet si Neymar dhe Vinicius Junior.

Ai theksoi se konkurrenca në sulm është e ashpër dhe se do të thërrasë vetëm futbollistë që janë në gjendje të plotë fizike.

Sipas tij, edhe emrat më të mëdhenj nuk përbëjnë përjashtim kur bëhet fjalë për Botërorin. “Për të shkuar në Kupën e Botës duhet të jesh 100%. Kjo vlen për të gjithë, për Neymarin dhe për Viniciusin. Nëse nje lojtar është 90%, unë zgjedh dikë tjetër që mund të garantojë 100%,” tha Ancelotti.

Neymar, i cili nuk është grumbulluar që prej verës kur Ancelotti mori drejtimin e Seleçãos, vazhdon betejën me rikuperimin pas disa dëmtimeve të rënda.

Dëmtimi në gju që pësoi kohët e fundit ka hedhur dyshime mbi pjesëmarrjen e tij në Botëror, megjithatë ai po punon intensivisht për të qenë gati.

Ancelotti theksoi se talenti i tij nuk vihet në diskutim, por forma fizike është vendimtare: “Neymar nis garën nga e njëjta pikë si të gjithë të tjerët, pavarësisht se çfarë ka arritur më herët.”

Ndërkohë, Vinicius Junior u shfaq entuziast për punën nën drejtimin e Ancelottit.

Ai tha se ekipi po formëson një identitet të ri loje dhe se të gjithë lojtarët janë të vetëdijshëm për detyrën që i pret në Botëror. “Kupa e Botës është afër dhe duhet të krijojmë humorin e duhur. Shansi ynë ka ardhur,” u shpreh sulmuesi, i cili më parë ka punuar me Ancelottin edhe te Real Madrid.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Ballkani mposhtet nga Malisheva

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Zhegrova ftohet për Galatasarayn

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani në dyshim për Atalantan

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Amerikani Jules shpallet “MVP”

Buxheti miratohet në parim – Opozita kundërshton, buxheti kalon në shqyrtim të parë

Buxheti miratohet në parim – Opozita kundërshton, buxheti kalon në shqyrtim të parë

Rama në Prishtinë: Takime të rëndësishme me liderët e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

Rama në Prishtinë: Takime të rëndësishme me liderët e Kosovës për forcimin e bashkëpunimit

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Speciales

“Burgoset” NEWBORN-i, monumentit të pavarësisë i vendosen rrethojat e burgut të Speciales

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të pazareve të tij në Beograd

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Ish-krerët e UÇK-së po gjykohen në Hagë për shkak të pazareve të tij në Beograd

Sipas miliarderit Bill Gates brenda 10 viteve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë!

Sipas miliarderit Bill Gates brenda 10 viteve do të ketë vetëm 2 ditë punë në javë!

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Ky është muaji kur do të ndahet paga e 13-të për sektorin publik

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, vëllëzerit Viqentijeviq deklarohen të pafajshëm

Sulmi në “Ibër-Lepenc”, vëllëzerit Viqentijeviq deklarohen të pafajshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën