TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
27 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë

nga tëvë1
15 Shtator, 2024
0
A A
Analizat gjenetike dhe alkoolit në gjak, nga viti i ardhshëm edhe në Klinikën e Biokimisë

Vitin e ardhshëm pritet që pacientët në Kosovë të kenë mundësinë të kryejnë analiza gjenetike dhe të alkoolit në gjak, si dhe të Biologjisë Molekulare në Klinikën e Biokimisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Po ashtu, është premtuar se laboratori i toksikologjisë do të funksionalizohet në një të ardhme të afërt.

Drejtori i Biokimisë në QKUK, Shemsi Veseli, potencon se në vitin 2025 është planifikuar një investim kapital prej dy milionë eurosh, i cili do të kontribuojë në zgjerimin e shërbimeve dhe analizave të ofruara nga kjo klinikë.

“Viti 2025 do të jetë një vit që kanë parashikuar mjete, materiale që do të investojnë në Klinikën e Biokimisë Mjekësore, ku do të jenë mbi dy milionë nga aspekti i investimeve kapitale. Me siguri do të përfshihen aparatura dhe gjëra të tjera dhe do të ketë edhe rritje të gamës së shërbimeve. Në këtë rast na mungojnë analizat gjenetike, të biologjisë molekulare, që duhen patjetër, për arsye se meqë është vendimi që të kryhet IVF, normalisht që ne duhet ta përcjellim në aspektin logjistik edhe me analiza. Ka edhe analiza të tjera të cilat duhet të shtohen, për shembull alkooli në gjak, gjithë këto aksidente që bëhen dhe të gjitha këto janë në plan”, tha Veseli.

Veseli thekson nevojën e vënies në funksion të laboratorit të toksikologjisë, pasi ka shumë raste ku përdorimi i kësaj aparature është i domosdoshëm. Ai thotë se është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë për ndarjen e mjeteve për aktivizimin e laboratorit, por nuk bëri të ditur afatin kohor.

“Së voni, jam njoftuar, është e vërtetë që janë ndarë mjete nga ministria për jetësimin e laboratorit të toksikologjisë dhe farmacisë klinike që do të jenë. Kjo është në dorën e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, bordi drejtues dhe ministrisë se në çfarë periudhe kohore, porse unë jam iu njoftuar është bërë edhe specifikimi i aparaturës që do të jetë… Nuk iu është dhënë ndonjë periudhë se kur do të funksionalizohet? Me javë dhe me muaj është vështirë, nuk mund të flas, se nuk është në mandatin tim, por jam i bindur se po. Interesi është madhor për arsye se kemi nevojë shumë për laboratorin e toksikologjisë dhe aspekti civil edhe ai ushtarak pse jo…Problemi është se ai duhet të funksionojë ai, duke pasur për bazë që fatkeqësisht janë duke abuzuar mjetet, barnat psikotrope, barërat, drogat e ndryshme. Në anën tjetër, kemi raste kur pinë edhe domestos ose diçka tjetër, helmimet e ndryshme që ndodhin, duhet patjetër”, potencon Veseli.

Drejtori i Klinikës së Biokimisë nënvizon mungesën e teknikëve të laboratorit, derisa potencon se vëllimi i kryerjes së shërbimeve në këtë klinikë është i madh, ku vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë kryer mbi një milion analiza në 220 mijë pacientë.

“Sa i përket teknikëve të laboratorit, sinqerisht kemi nevojë shumë. Pavarësisht që është zbutur situata me pesë që kanë ardhur me një konkurs para rreth gjashtë muajve. Megjithatë, është numër shumë i vogël, duke pasur parasysh që është gama e shërbimeve dhe janë duke na shkuar në pension, por edhe ka raste për shkaqe shëndetësore apo ndonjë kusht më të mirë që gjejnë po dalin jashtë, po e lëshojnë”, tha Veseli.

Përveç kësaj, Veseli thotë se për shkak të kërkesave të mëdha për kryerjen e disa llojeve të analizave, ka raste kur materiali harxhohet.

“Pra, s’ka probleme me furnizim? Tash për tash, ndodhë ndonjëherë që për shkak të kërkesave shumë të mëdha, sidomos kur janë në pyetje hormonet e gjëndrës tiroide, tumoret, markerët, kur janë në pyetje disa kërkesa të mëdha të hormoneve të tjera sidomos ai fertil, të planifikimit familjare apo diçka tjetër, por edhe nga aspekti i biokimisë…që mund të harxhohen sidomos të gjëndrës tiroide. Jemi në përfundim të fazës së ri-tenderimit. Thjesht, kanë kaluar mbi 130 për qind kontratat shumë më shpejt se që kemi planifikuar për shkak se kërkesat janë shumë të mëdha…Aktualisht jemi duke punuar edhe të gjëndrës tiroide ato që kanë mbetur”, potencon Veseli.

Ndër të tjera, Veseli tregon se mesatarisht brenda 24 orëve bashkë me njësinë varëse në Qendrën Emergjente kryhen deri në gjashtë mijë analiza./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Cakolli kundërshton qëndrimin e Deharit: Votimi i fshehtë ka dështuar 34 herë, nuk është zgjidhje

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Mustafa kritikon ashpër Avni Deharin: Mendësia e VV-së është t’iu mbyllë gojën deputetëve

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Gëzim Morina rinovon kontratën me Yllit

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Çfarë është aleanca BRICS dhe cilët liderë po marrin pjesë në samit?

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Serbi Lazar Zhivkoviq autor i kërcënimit me bombë ndaj Kuvendit

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Cilat janë pritshmëritë për dëshmitarët e mbrojtjes në rastin e Thaçit e të tjerëve?

Reflektimi i deputetëve, mundësi për zhbllokimin e ngërçit politik në Kuvend

Reflektimi i deputetëve, mundësi për zhbllokimin e ngërçit politik në Kuvend

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X