TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Analisti serb: Kurtit e Vuçiqit t’u thuhet ‘merr sot ose pasnesër do ta marrësh me zor’ dhe jo ‘merre ose lëre’

nga tëvë1
7 Maj, 2023
0
A A
Kërstiq: Pas zgjedhjeve jam i bindur që do të ketë tensione, por jo incidente

Gazetari dhe analisti serb, Branisllav Kërstiq, ka deklaruar se amerikanët dhe Brukseli duhet t’i bëjnë presion më të madh presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit sa i përket zgjidhjes së problemit të Kosovës.

Kërstiq për “KosovaPress” ka thënë se duhet ofruar atyre variantin “merr sot ose pasnesër do ta marrësh me zor dhe jo ‘merr ose le’”.

Ai u shpreh se tani është momenti i fundit për një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, faktori ndërkombëtarë është lodhur me këtë çështje dhe ikja e tyre nga veriu do ta ndizte atë pjesë menjëherë me incidente serioze, madje edhe me luftë, e që siç tha ai, as serbët dhe as shqiptarët nuk e duan.

Kërstiq ka folur edhe për zgjedhjet e 23 prillit për të cilat thotë se kanë qenë të ligjshme, por ai konsideron si të pakuptimtë faktin që dikush me 75 vota të udhëheqë me Komunën e Zveçanit për të cilën thekson se ka rreth 15 mijë banorë serbë.

Gazetari i cili jeton në veri të Kosovës, e sheh të domosdoshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në atë pjesë, por vetëm pas arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, dhe gjithnjë me mbështetje serioze të autoriteteve ndërkombëtare.

“Respekt i madh për AAK-në, LDK-në, Nisma-n dhe për ato parti të cilat nuk kanë dashur të jenë pjesë e kësaj shfaqjeje. Më vjen keq shumë, por kam edhe një vërejtje, vërejtje nga zemra demokratike për PDK-në, e cila në emrin e saj ka fjalën demokratike, ndërsa dëshiron që me 75 vota të udhëheqë një qytet me 15 mijë banorë. Zgjedhjet e reja janë të domosdoshme vetëm pas marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar, me mbështetje shumë serioze të autoriteteve ndërkombëtare. Që do të thotë se normalizimi është çështja kryesore pas marrëveshjes franko-gjermane dhe aneksit të Ohrit”, tha ai.

Kërstiq e sheh zgjidhjen me krijimin e një Asociacioni të favorshëm për të dyja palët dhe pa ingerenca territoriale, për të cilën thotë se do të krijohet deri në fund të këtij viti.

Ndërsa zgjidhjen përfundimtare të bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit e parashikon në fund të vitit 2024.

“Asociacion i cili do të jetë i favorshëm për të dyja palët, që d.m.th Asociacion jo me ingerenca territoriale dhe në anën tjetër shtetin e pavarur të Kosovës. Autoritetet ndërkombëtare janë lodhur shumë me udhëheqësit e të dyja shteteve dhe kjo duhet të ndërpritet. Duhet thënë, ju të dy s’keni bërë asnjë marrëveshje, që do të thotë tash jeni në duart e administratës amerikane dhe të Brukselit, merrni sot ose merrni pasnesër me zor, jo mere ose le, por merrni sot ose pasnesër apo pas gjashtë muajsh, me zor. Për serbët Asociacioni, për kosovarët shteti i pavarur, dhe të nisim të ndërtojmë jetën së bashku. Më duket se ky është kriteri i vetëm. Jam optimist, se deri në fund të këtij viti do të kemi një Asociacion, dhe deri në fund të vitit të ardhshëm të kemi përfundimisht dy shtet. Pa ndërkombëtarët ne do të kemi edhe luftë këtu nesër, incidente serioze, që dmth. është moment i fundit. As qytetarët e zakonshëm shqiptarë, as serbë, jo që nuk janë për luftë, por ata nuk janë për asnjë incident”, tha Kërstiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X