Kampioni në fuqi i Italisë, Napoli ka fituar ndeshjen e sotme miqësore ndaj skuadrës gjermane, Augsburg. Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Teofilo Patini” në Castel di Sangro, ekipi i Napolit ka fituar me rezultatin 1:0.
Goli i vetëm në këtë ndeshje erdhi nga mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani. Rrahmani golin e vetëm dhe të fitores e shënoi në minutën e 62′.
AMIR RRAHMANI💙 pic.twitter.com/GUo0ektsLk
— Andrea8 (@Andrea842631710) August 6, 2023