TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

by Tëvë1
1 muaj ago
1
A A
Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se 13 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, ata janë kryesisht turistë, studentë dhe prindër me fëmijë të vegjël, të cilët dëshirojnë të largohen për arsye sigurie.

Ajo ka theksuar se nuk ka shqiptarë në situatë rreziku

“Nuk ka shqiptarë në situatë rreziku. Ku kemi 13 shqiptarë të cilët kanë kërkuar asistencën tonë për t’u larguar nga vendi. Jemi në kontakte të vazhdueshme. Komuniteti shqiptar këtu është rreth 1.000 persona. Flas për komunitetin shqiptar, të cilët jetojnë këtu prej 30 vitesh. Ndërsa 13 qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë për t’u larguar nga Izraeli, janë në kategorinë turistë, nxënës, studentë dhe dy raste janë prindër shqiptarë me fëmijë të vegjël, të cilët duan të largojnë fëmijët nga Izraeli”, ka deklaruar Kumbe për A2 CNN.

Sipas saj, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe po ofron informacione të sakta mbi rrugët e mundshme të daljes nga vendi. Kumbe theksoi se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion Airport” mbetet i mbyllur dhe aktualisht dalja nga Izraeli mund të realizohet vetëm përmes kufijve tokësorë nëpërmjet Jordani ose Egjipt.

“Momentalisht aeroporti Ben Gurion vazhdon të jetë mbyllur dhe e vetmja mundësi e largimit nga Izraeli janë kufijtë tokësor përmes Jordanisë dhe Egjiptit. Aktualisht një pjesë që ndodhen afër kufirit pritet të dalin ditën e nesërme pasi janë në qytetin më jugor të Izraelit dhe aksesi për të arritur kufirin është afër. Ndërsa pjesa tjetër që ndodhen në Izraelin qëndror dhe Izraelin verior, për momentin po zbatojmë udhëzimet e strukturave vendore për sigurinë duke mos vijuar me lëvizjen e tyre, pasi udhëtimi me orë në rrugë, do të përbënte rrezik të shtuar për qytetarët. Në këtë rast është prioritare të sigurinë e tyre dhe jo urgjencën e menjëhershme për t’i kthyer në Shqipëri. Më përpara duhet të jemi të sigurt që nuk do të ketë rreziqe gjatë rrugës”, theksoi ajo, teksa dha edhe detaje nga komunikimi me kryeministrin Rama.

“Kryeministri kërkoi informacion të detajuar për të gjithë shqiptarët në rajon. Mbledhja ishte e fokusuar te situata e shqiptarëve dhe të gjithë planet e punës që ne kemi bërë deri tani dhe që presim të bëjmë ditët në vijim për të siguruar përmbushjen e plotë të të gjithë kërkesave të tyre dhe të mirëqenies së tyre”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump është në dijeni për propozimin e Pakistanit

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën