TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ambasadorja e Serbisë në KiE: Shkaku i vendimit për Kosovën, po shqyrtojmë tërheqjen nga organizata

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Së shpejti flamuri i Kosovës do të valëvitet edhe në Këshillin e Evropës

Ambasadorja e Serbisë në Këshillin e Evropës , Aleksandra Gjuroviq, tha në samitin në Rejkjavik se Serbia është vënë në një situatë për të shqyrtuar kuptimin dhe modalitetet e mëtejshme të anëtarësimit të saj në atë organizatë, pas vendimit për fillimin e procedurës së pranimit të Kosovës në anëtarësim.

Në samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Këshillit të Evropës, i cili u bojkotua nga zyrtarët më të lartë të Serbisë, Gjuroviq tha se “me vendimin e fundit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës për të filluar procedurën për pranimin e të ashtuquajturës Kosovë, një sërë vendesh sakrifikuan unitetin dhe neglizhuan parimet themelore të Këshillit të Evropës për të arritur interesat dhe qëllimet e tyre politike”.

“Ai akt, i cili kërcënon drejtpërdrejt interesat jetike të Serbisë në Këshillin e Evropës, shtron pyetjen legjitime se cila është e ardhmja e Serbisë në organizatë dhe çfarë dëmi mund të presë në të ardhmen”, tha Gjuroviq, transmeton Danas.

Ajo tha se Serbia vendosi të abstenojë gjatë miratimit të deklaratës “Të bashkuar rreth vlerave tona” në samit për shkak të “mosgatishmërisë së shumicës së anëtarëve për të mbrojtur paprekshmërinë e kufijve të të gjithë anëtarëve të KE” në atë dokument, i cili ishte edhe arsyeja pse zyrtarët më të lartë të Serbisë e bojkotuan samitin.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, javën e kaluar njoftoi se Serbia do të përfaqësohet në nivelin më të ulët në samitin në Rejkjavik për shkak të mospranimit të propozimit të Beogradit për të futur pjesën “dhe të gjithë anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian” në deklaratë, e cila përmend integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

Gjuroviq deklaroi se Serbia “distancohet nga standardet e dyfishta në lidhje me respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe parimin e paprekshmërisë së kufijve” dhe shtoi se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë, brenda kufijve të tyre të njohur ndërkombëtarisht.

“Në të njëjtën kohë, Serbia ka obligim të respektojë dhe mbrojë integritetin e saj territorial, prandaj nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e territorit të saj. I takon anëtarëve të vendosin nëse do të interpretojnë në mënyrë selektive vlerat themelore në të ardhmen apo ne do të kuptojmë se precedentët dhe devijimet nga respektimi i parimeve çojnë në një zhvillim të pakontrolluar të ngjarjeve në botë”, shtoi Gjuroviq, përcjell teve1.info.

Në fillim të fjalimit, Gjuroviq tha se Serbia u bën thirrje të gjithë atyre që mund të ndikojnë në rrjedhën e luftës “brutale dhe të panevojshme” në Ukrainë, ta përdorin atë për t’i dhënë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

UNICEF paralajmëron se fëmijëve në Sudan “po u mbaron koha”, ndërsa kequshqyerja përkeqësohet

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Pesë persona humbin jetën pas rrëzimit të një helikopteri ambulance në Libi

Shtatë persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Shtatë persona të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Mbi 1.000 efektivë zbresin sot në terren, zbulohet plani i masave për protestën e opozitës

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

ASHAK shpreh shqetësim për propozimin e dënimit me 180 vjet burgim ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Arrestohet 39-vjeçari kosovar në Morinë, tentoi të hynte në Shqipëri me municion dhe armë të ftohta

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ndalohen 19 kryesues në Suharekë, të dyshuar për manipulim të votave

Hamza fton qytetarët të bashkohen në protestë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së në Tiranë

​Hamza reagon për lirimin e Smakajt, Shalës dhe Fazliut nga Haga

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Numër i madh i të dyshuarve për manipulim të votave, ende po vazhdon intervistimi në Komunën e Gjilanit

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

Ferizaj avancon në çerekfinale të Kupës

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

FSK pjesë e ushtrimit ndërkombëtarë “Dynamic Front 26” në Gjermani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën