TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori rus në Serbi: Plani franko-gjerman e ka njohjen, dialogu vetëm në bazë të rezolutës 1244

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ambasadori rus në Serbi: Plani franko-gjerman e ka njohjen, dialogu vetëm në bazë të rezolutës 1244

Ambasadori rus ne Serbi Aleksandar Bocan-Kharchenko thotë se vendi i tij nuk e njeh Kosovën dhe mbetet i përkushtuar vazhdimisht ndaj Rezolutës 1244 dhe se, si anëtare e Këshillit të Sigurimit, do të mbështesë vetëm një zgjidhje që korrespondon me interesat kombëtare të Beogradit , qoftë normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën apo qetësimin e krizës aktuale.

Duke folur për planin franko-gjerman, ai e ka cilësuar atë si një përpjekje të perëndimit që ta njoh Kosovën.

‘Ne nuk jemi pjesëmarrës në bisedime dhe mund të krijojmë një opinion vetëm në bazë të raportit të presidentit Aleksandër Vuçiq në parlament dhe në bazë të informacioneve të “rrjedhura” në media. Për mendimin tim, kjo është një përpjekje e Perëndimit për të gjetur një rrugë të tërthortë që Serbia ta njohë Kosovën dhe të hyjë në institucionet ndërkombëtare, para së gjithash në OKB”, ka shtuar rusi.

Madje sipas tij ky plan nuk mund të shërbejë as si bazë e mirë për diskutime të mëtejme.

“Sepse plani drejtpërsëdrejti thotë se Serbia nuk do ta pengojë hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, edhe pse Perëndimi po përpiqet ta paraqesë atë si rrugë të normalizimit, jo të njohjes. Por në thelb është njohje. Nëse shteti jep pëlqimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në këtë rast Kosova, atëherë konsideron se Kosova është subjekt juridik ndërkombëtar, dhe si anëtare e OKB-së, Kosova ekziston si shtet”, ka shtuar Bocan-Kharchenko.

Sipas rusit, zgjidhje të çështjes së Kosovës pa pjesëmarrjen e Rusisë e Kinës nuk ka, transmeton teve1.info.

“Në fund të fundit, një zgjidhje e drejtë është e mundur vetëm me mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, duke përfshirë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, si anëtarë të përhershëm. Për këtë arsye mendojmë se kjo temë duhet të kthehet në Këshillin e Sigurimit. Natyrisht, biseda është e nevojshme dhe nuk ka rrugë tjetër për të gjetur një zgjidhje ligjore afatgjatë dhe ndërkombëtare. Dhe kjo është arsyeja pse ne kërkojmë – vetëm BE-ja nuk ka dëgjuar më parë, dhe as tani – që dialogu Beograd-Prishtinë të zhvillohet në bazë të Rezolutës 1244 dhe bazuar në faktin se BE-ja ka marrë pëlqimin dhe mbështetjen nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së”, deklaroi ai për Novosti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

38 ditë protestë në Tiranë

38 ditë protestë në Tiranë

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

​160 zjarre në Shqipëri brenda dy javësh

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Vrasja e 20-vjeçarit kosovar në Suedi, dyshohet për atentat, arrestohet i dyshuari

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar mbërrijnë në Ankara për Samitin e NATO-s

“Këndi i debatit”- 07.07.2026

“Këndi i debatit”- 07.07.2026

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

38 ditë protestë në Tiranë

38 ditë protestë në Tiranë

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Argjentina bën mrekullinë, kualifikohet në çerekfinale

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Pas takimeve me Abdixhikun dhe Gjinin, Terras mesazh Kurtit për krijimin e institucioneve

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

Osmani kujton Betejën e Loxhës: Sakrifica e dëshmorëve mbetet e pavdekshme

KRU “Prishtina” thirrje qytetarëve: Përdorni ujin me kujdes, rezervat po zvogëlohen

Dëmtohet një gyp në Podujevë, ndërpritet furnizimi me ujë deri nesër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën