TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

by Tëvë1
3 javë ago
0
A A
Ambasadori Meidani studentëve të Universitetit “Nënë Tereza”: Një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Denion Meidani, përshëndeti studentët, profesorët dhe drejtuesit e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, me rastin e hapjes së vitit të ri akademik.
Në fjalën e tij, ambasadori Meidani falënderoi rektorin e universitetit dhe parlamentin studentor për ftesën, duke theksuar se kur studentët të ftojnë në ditën e parë të vitit akademik, “nuk mund e nuk duhet kurrsesi t’u thuash jo”.
Ai vlerësoi rrugën që ka bërë universiteti në një kohë të shkurtër, duke ua njohur meritën drejtuesve dhe profesorëve, por mbi të gjitha studentëve. “Jeni ju që i jepni jetë e forcë çdo ditë”, u tha ambasadori të pranishmëve, duke kujtuar bashkëpunimin me disa prej tyre në projekte dhe aktivitete që lidhen me të ardhmen evropiane të vendit.
Duke iu referuar emrit që mban universiteti, Meidani kujtoi se Nënë Tereza lindi pikërisht në Shkup, në një familje shqiptare. “Ajo nuk pati ushtri. Nuk pati pasuri. Nuk pati pushtet. Pati një jetë, të cilën ia kushtoi të tjerëve”, tha ai, duke shtuar se gjuha në të cilën ajo tha fjalët e para është gjuha në të cilën sot shumë studentë mësojnë, testohen dhe do të marrin diplomën.
Ambasadori citoi fjalimin e Presidentit Kennedy në Kolegjin Amherst më 1963 për t’u kujtuar studentëve se privilegji sjell përgjegjësi: “Një diplomë ju hap dyer. Përgjegjësia juaj është t’i mbani ato dyer të hapura edhe për të tjerët.” Një vend të veçantë në fjalim zuri përpjekja e këtij viti të parlamentit studentor dhe Fakultetit të Drejtësisë, së bashku me rektoratin dhe pedagogët.
Sipas ambasadorit, ata kërkuan të drejtën e tyre “me argument, durim, dinjitet dhe respekt për institucionet”, sepse e dinë se një e drejtë ka vlerë vetëm kur mund të ushtrohet e plotë dhe e pacenuar. Ai e lidhi këtë me kapitullin e sundimit të ligjit në procesin e anëtarësimit në BE dhe me deklaratën e Ferit Hoxhës se respektimi i plotë i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është çështje e rendit kushtetues, e barazisë dhe një shtyllë e rrugës evropiane të vendit.
Meidani përshkroi vizionin e tij për një Maqedoni të Veriut ku studentët shqiptarë, maqedonas e të tjerë ndajnë laboratorët, projektet dhe ambicien, ku diploma në gjuhën shqipe hap çdo derë, përfshirë derën e sallës së gjyqit, dhe ku Shkupi e Tirana do të ulen bashkë në tryezën e Bashkimit Evropian.
“Shqipëria do t’ju mbështesë pa më të voglin hezitim në këtë rrugë. Suksesi juaj është edhe suksesi ynë”, u shpreh ai. Në mbyllje, ambasadori i ftoi studentët ta shohin botën dhe të mësojnë prej saj, pa harruar vendin që ka nevojë për dijen dhe punën e tyre. Duke lënë të kuptohet se misioni i tij mund ta çojë së shpejti drejt Tiranës apo Prishtinës, ai tha: “Kudo që të jem, jam dhe do të jem me ju
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Shiroka-Pula thekson rëndësinë e koordinimit diplomatik Kosovë–Shqipëri

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Nis vaksinimi kundër gripit sezonal

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Evropa në rrugë: Mbi 400 mijë francezë në protestë, përplasje me policinë në Belgjikë dhe mijëra demonstrues në Spanjë

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Italia në protesta masive, përplasje me policinë në disa qytete, 371 persona të arrestuar

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Atletico fiton ndaj Deportivos, vendos goli i Alvarezit

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Lazio fiton ndaj Parmës dhe rikthehet në krye

Aksident në Pejë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

Aksident në Jabllanicë të Vogël të Pejës, dy persona të lënduar, njëri transferohet në QKUK

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

KEK: Njësia B2 pritet të rikthehet në operim të hënën në mëngjes

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Bora e turpëron Prishtinën në derbin kryeqytetas

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën