TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori i Suedisë: I lumtur që Kosova mori liberalizimin e vizave gjatë presidencës tonë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori i Suedisë: I lumtur që Kosova mori liberalizimin e vizave gjatë presidencës tonë

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se është i lumtur që vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës u mor gjatë presidencës nga Suedia të Bashkimit Evropian.

Westerlund i bëri k^to komente gjatë festës që Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë organizoi me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës. Aktivitetet që nisën sonte, me ç’rast u nda dhe çmimi “Evropiani i Vitit”, do të vazhdojnë për më shumë se një javë.

Për mediet foli dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili theksoi se fokusi i BE-së është kthyer sërish në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk konjufca, tha se Kosova aspiron që një ditë të jetë pjesë e BE-së, por vendi duhet të bëjë reforma e të marrë mijëra masa që “një ditë të jemi pjesë e kësaj familjeje të vlerave”.

Ambasadori suedez, Westerlund, tha se 9 Maji është një ditë shumë e rëndësishme për Evropën. “Sidomos vitin e kaluar, dhe këtë vit, Evropa ka qëndruar e unifikuar kundër agresionit rus në Ukrainë”.

“Jam i lumtur qe presidenca suedeze është në favor të integrimit të vendeve të Ballkanit. Jam i lumtur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk dua të marrë shumë merita, sepse merita më të mëdha ka pasur presidenca çeke, por jam i lumtur që ndodhi gjatë presidencës suedeze”, u shpreh ai.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, në një deklarim për media tha se Kosova ka qëllim dhe punon që një ditë të jetë pjesë e BE-së.

“Kjo ditë është më të vërtetë e veçantë dhe me një simbolikë kuptimplotë sepse festohet fillimi i Bashkimit Evropian. Është një familje dhe një sistem i vlerave të përbashkëta, të cilat i ndajmë edhe ne që aspirojmë që t’i ndajmë një ditë. Sot është dita për ta kujtuar gjithë atë histori të krijimit të atij projekti të rëndësishëm, i cili nuk është vetëm projekt politik, por është projekt multidimensional, është projekt i vlerave, i kulturës, i interesave të përbashkëta, i të drejtave të njeriut, demokracisë”.

“Evropa për ne është siguri në të njëjtën kohë”, u shpreh kryeparlamentari.

“Kosova e ka pasur përcaktimin e saj gjithmonë për me qenë pjesë e BE-së, por kjo kërkon kushte, kërkon reforma, kërkon me mijëra masa që ne duhet t’i marrim si shoqëri, që të reformohemi, që një ditë të jemi pjesë e kësaj familjeje të vlerave”, tha ai.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Szunyog, ka thënë se BE-ja nuk është vetëm bashkim politik dhe ekonomik, por ajo promovon paqen, stabilitetin dhe prosperitetin. Ndërsa ka theksuar se fokusi i BE-së është kthyer sërish në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se 9 Maji sivjet festohet në një situatë jo edhe aq të mirë, e cila po shkaktohet nga lufta Rusi-Ukrainë. Sipas tij, BE-ja ka qenë e shpejtë në reagimin e saj, edhe pse pati probleme ekonomike, si rritjen e çmimeve.

“Fokusi ynë është kthyer përsëri edhe në Ballkanin Perëndimor. Në këto vite sfiduese përmbyllëm me sukses tri paketa të ndihmës për Kosovën, të cilat kapin shifrën e përgjithshme prej 200 milionë eurosh. Jam shumë krenar edhe për liberalizimin e vizave, që është një arritje e Kosovës, por posaçërisht e qytetarëve. Mendoj se mund të jemi krenarë edhe për procesin e dialogut dhe zhvillimet e fundit. Mendoj se edhe në këto kohë të vështira, BE ka qenë e fokusuar në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet të cilat do të mbesin pa rrym

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

KEDS-i: Ndërpritet rryma për një numër të konsiderueshëm konsumatorësh në vend pas reshjeve të shiut e breshërit

Vendet të cilat do të mbesin pa rrym

Moti sot

Moti sot

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën