TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
6 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ambasadori i Serbisë në ShBA takohet me terroristin Radojçiq

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq, ka reaguar pas publikimit të fotos ku ai shihet duke darkuar me terroristin serb, Milan Radojçiq. Gjuriq deklaroi se nuk do t’i kërkoj falje Kurtit e Sveçles.

nga Shpat Blakcori
11 Mars, 2024
0
A A
Gjuriq reagon pasi iu publikua fotografia me Radoiçiqin: S’e kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit e as Sveçlës

Të shtunën u publikua kjo fotografi që nxiti shumë komente në opinionin publik.

Aty shihet duke darkuar Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq me ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq.

Ky i fundi është i kërkuar nga Interpoli, pasi që e morri përgjegjësinë për sulmin terrorist ndaj policisë së Kosovës më 24 shtator.
E fakti që Radojciq është i kërkuar nga Interpolit dhe i sanksionuar nga Shteteve e Bashkuara të Amerikës, nuk po i pengon Marko Gjuriqit.

Madje, ambasadori serb ka reaguar për këtë foto duke thënë se nuk do t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçles.

“Do të isha i zhgënjyer nëse nuk do të niste një fushatë negative me rastin e rikthimit tim. Edhe nëse është goxha e varfër. Nuk kam ndërmend t’i kërkoj falje Kurtit dhe Sveçlës apo boteve të tyre dhe njerëzve të tjerë keqdashës për asgjë. Nuk i kam fshehur dhe as nuk i kam turpëruar asnjëherë kontaktet publike që kam në punën që bëj. Përveç përfaqësuesve të ndryshëm serbë me të cilët kam kontakte të rregullta dhe më pëlqen të takohem edhe sot e kësaj dite, jam takuar shumë herë, në kuadër të punës sime, edhe me udhëheqës të shumtë shqiptarë, të cilët janë të akuzuar nga drejtësia vendase dhe ndërkombëtare për luftë të papërshkrueshme e krime kundër popullit tim”, tha ai.

Lidhur më këtë foto ka reaguar në platformën X edhe Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve të Kosovës, Rada Trajkoviq, e cila tha se kjo fotografi mund të jetë publikuar nga rrethi i ngushtë i Gjuriqit.
“Marko, pa qëllim të keq dhe diskutim se kush është në këtë fotografi, por atë ka mundur ta shkrepë dikush nga rrethi i juaj dhe ta publikoj. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka thënë Trajkoviq.

Kurse, politikani tjetër serb, Nikola Sanduloviq, i ka ngritur pyetje faktorit ndërkombëtar për këtë çështje.

“A mundeni ju, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, Richard Grenell e Gabriel Escobar të përshkruani këtë foto? A keni thënë ju ambasador Hill se Serbia kurrë nuk ka pasur ambasador më të mirë në SHBA sesa Marko Gjuriqin? Ambasadori serb në SHBA, Gjuriq, që pritet të bëhet kryeministër i ardhshëm i Serbisë, është parë duke darkuar me të kërkuarin nga Interpoli dhe ta sanksionuarin nga SHBA-ja, Milan Radoiçiq, një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ishte prapa sulmit në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic i Kosovë”, ka thënë ajo.

Marko Gjuriq është përfolur se mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Ibishi thotë se LDK-ja do duhej ta pranonte ofertën e LVV-së për koalicion

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Zelensky në Tiranë për samitin e Komunitetit Politik Evropian

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

Barcelona, kampione e re e La Ligas, dominim i katalunasve në Spanjë

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X