TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori i Francës thotë se është koha që Kosova të veprojë për formimin e Asociacionit

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka thënë se është koha që autoritet e Kosovës të veprojnë sa i përket propozimit të Bashkimit Evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në një intervistë për Tëvë 1, ka thënë se marrëveshje e arritur në vitin e kaur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë e rëndësishme dhe ka potenciale të mëdha për Kosovën.

Sipas tij, propozimi i BE-së për Asociacion është shumë i balancuar dhe pozitiv.

“Mendoj në marrëveshjen shumë të rëndësishme të arritur në shkurt të vitit të kaluar. Është një marrëveshje e rëndësishme, ka potencial shumë të madh për Kosovën. Dhe ende, për arsye të ndryshme, gjërat nuk kanë lëvizur nga atëherë. Dhe çfarë ne shpresojmë, sidomos rreth temës dhe idesë së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, do të kishte ndonjë progres. BE-ja ka bërë një propozim që është shumë i balancuar, pozitiv, funksional. Mendoj që është koha që autoritetet kosovare të veprojnë me këtë propozim”, ka thënë Guerot.

I pyetur për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, ai ka thënë marrëveshja ndërmjet dy shteteve sipas planit franko-gjerman është e obligueshme dhe njohja “në një farë mënyrë është e detyrim”

“Ka diskutime mbrapa deklaratave publike. Këtë të martë kishte diskutime mes dy kryenegociatorëve. Nuk po them që ka diplomaci të fshehur, por ne po flasim, dhe ne mendoj, ndërmjetësit e BE-së, dhe negociatorët e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës po zhvillojnë takime. Marrëveshja e shkurtit ishte propozuar pas iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, në shtator të vitit 2022, dhe ishte përkrahur me përfshirjen e madhe të BE-së. Ne mendojmë që së pari kjo marrëveshje është obliguese, së dyti në një mënyrë është detyrim për këtë, dhe në BE po diskutojmë si kjo mund të reflektojë në relacionet me Serbinë. Njëkohësisht ne e shohim edhe si detyrim të Kosovës ndaj neve”, ka thënë Guerot për Tëvë 1.

Ai ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovë për zbatimin e vendimit për pronat e Manastirit të Deçanit. Ndërsa ka thënë se Kosova e ka vendin në Këshillin e Evropës.

“Mendoj që Kosova si vend me përkushtim evropian sigurisht duhet, dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ekziston një proces për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Së pari, vendet anëtare duhet të vendosin për këtë. Hapi i parë është marr disa muaj më parë, kur vendet anëtare vendosën që parlamenti të shqyrtojë këtë. Ishte një lidhje mes dialogut dhe normalizimit, derisa anëtarët e parlamentit diskutonin për këtë. Tani asambleja e parlamentit mund të kërkojë të diskutojë rreth aplikimit të Kosovës.Në këtë proces kanë ndodhur gjëra shumë pozitive, mendoj në vendimin që më në fund u implemtuan, pra vendimi i gjykatës për Manastirin e Deçanit. Është diçka që kemi kërkuar për shumë vite, dhe implementimi përfundimtar është shumë pozitiv”, ka thënë ambasadori francez.

Guerot e ka vlerësuar si pozitive edhe vendimin për votim më 21 prill për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe e që udhëhiqen nga kryetar shqiptarë.

“Një gjë pozitive që gjithashtu dua ta përmend është edhe thirrja për largimin e kryetarëve të komunave në veri ka filluar. Tash kemi datën 21 prill për largimin e kryetarëve. Do të doja të veçoja të gjitha forcat politike që e bën të mundur këtë, sepse ofron një zgjidhje politike ndaj kësaj situate. Tashmë kemi kryetarë të zgjedhur me 3%, të cilët janë sfiduar nga më shumë se 20% e votuesve, që vë në pikëpyetje pozitën e tyre, dhe nëse nuk dorëhiqen përpara, votimi do të jetë i rëndësishëm. Në anën tjetër ka gjëra që nuk lëvizin, që janë ngujuar”, ka thënë ambasadori i Francës në Kosovë.

Tags: Ambasadori i FrancesAsociacioninjohja nga Serbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Albin Kurti: E ftuam dy herë LDK-në dhe Nismën për marrëveshje

Albin Kurti: E ftuam dy herë LDK-në dhe Nismën për marrëveshje

Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Rundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

Rundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

Albin Kurti: E ftuam dy herë LDK-në dhe Nismën për marrëveshje

Albin Kurti: E ftuam dy herë LDK-në dhe Nismën për marrëveshje

Bickerstaff i Bashkimit shpallet “MVP”

Bickerstaff i Bashkimit shpallet “MVP”

Instagram Stories prezanton mjete të reja për redaktimin e fotove dhe videove!

Instagram Stories prezanton mjete të reja për redaktimin e fotove dhe videove!

Kuvendi lëshon njoftim për vazhdimin e seancës konstituive nesër në ora 10:00

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Nga kjo ditë nis pushimi vjeshtor për nxënësit

Rundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

Rundi i dytë i zgjedhjeve, nis dërgimi i pakove të votimit jashtë Kosovës

Supremja pranon ankesat e kandidatëve për asamblistë Atashi dhe Krasniqi, anulon vendimet e PZAP-së

Supremja pranon ankesat e kandidatëve për asamblistë Atashi dhe Krasniqi, anulon vendimet e PZAP-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën