TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot në një intervistë për Tëvë1, ka thënë se Kosova meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës, por sipas tij, ka ende procese në të cilat duhet të kalohet. Ambasadori francez thotë se marrëveshja e Ohrit nuk po gjen zbatim, teksa konsideron i rëndësishëm është edhe themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Ambasadori francez për Tëvë1: Kosova duhet dhe do të jetë anëtare e KiE

Pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për dhënien e tokës për Manastirin e Deçanit, Kosova është edhe një hap para drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Përkrahje për këtë po jep edhe ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i cili në një intervistë për Tëvë1, tha se vendi ka bërë hapa të rëndësishëm për t’u bërë pjesë e Këshillit.

E rëndësishme po shihet edhe nisma për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore.

Por, sipas ambasadorit francez, janë edhe disa hapa në të cilët duhet të kalohet për në fazën përfundimtare.

“Mendoj që Kosova si vend me përkushtim evropian sigurisht duhet, dhe do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Ekziston një proces për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Së pari, vendet anëtare duhet të vendosin për këtë. Hapi i parë është marr disa muaj më parë, kur vendet anëtare vendosën që parlamenti të shqyrtojë këtë. Ishte një lidhje mes dialogut dhe normalizimit,  derisa anëtarët e parlamentit diskutonin për këtë. Tani asambleja e parlamentit mund të kërkojë të diskutojë rreth aplikimit të Kosovës”, ka thënë ambasadori francez.

E të rëndësishme, diplomati francez e sheh edhe zbatimin e marrëveshjes së arritur në shkurt të vitit 2023, mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq.

Guerot, konsideron se është koha e duhur për të themeluar edhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Është një marrëveshje e rëndësishme, ka potencial shumë të madh për Kosovën. Dhe ende, për arsye të ndryshme, gjërat nuk kanë lëvizur nga atëherë. Dhe çfarë ne shpresojmë, sidomos rreth temës dhe idesë së Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, nëse do të kishte ndonjë progres. BE-ja ka bërë një propozim që është shumë i balancuar, pozitiv, funksional. Mendoj që është koha që autoritetet kosovare të veprojnë me këtë propozim”, thotë Guerot.

I pyetur për qasjen e Serbisë në dialog, dhe nëse është e gatshme ta njoh Republikën e Kosovës, ambasadori Guerot thotë se ka zëra pozitiv në këtë drejtim.

“Ka diskutime mbrapa deklaratave publike. Këtë të martë kishte diskutime mes dy kryenegociatorëve. Nuk po them që ka diplomaci të fshehur, por ne po flasim, dhe ne mendoj, ndërmjetësit e BE-së, dhe negociatorët e Serbisë dhe të Republikës së Kosovës po zhvillojnë takime. Marrëveshja e shkurtit ishte propozuar pas iniciativës së Francës dhe Gjermanisë, në shtator të vitit 2022, dhe ishte përkrahur me përfshirjen e madhe të BE-së. Ne mendojmë që së pari kjo marrëveshje është obliguese, së dyti në një mënyrë është detyrim për këtë, dhe në BE po diskutojmë si kjo mund të reflektojë në relacionet me Serbinë”, ka thënë ai.

Më 18 mars në Ohër, marrëveshjes së arritur në Bruksel i është bashkangjitur edhe aneks-dokumenti i Zbatimit, i cili ka për qëllim që Kosova dhe Serbia të bëhen pjesë e proceseve përkatëse të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Tags: ambasadori francezkeshilli i evropesKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Katër milionë euro për pishinën gjysmë-olimpike që do të shërbejë për Lojërat Mesdhetare

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Pa fitues në derbin e Anamoravës

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi barazon në shtëpi me Malishevën

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

Ballkani mposht Prishtinën, forcohet në krye

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

27 vjet nga rasti “Panda” në Pejë, krim i kurdisur nga Serbia ndaj shqiptarëve

Arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se e kanosi prokurorin përmes rrjeteve sociale

Arrestohen pesë persona për gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën