Hovenier, gjatë vizitës atje ka takuar edhe ndërmarrësit e kësaj komune.
Sipas tij, në Shtërpcë shihet diversiteti multietnik në Kosovë.
“Ambasadori Hovenier: Vizitë e mrekullueshme sot në Shtërpcën e bukur, një komunitet që pasqyron diversitetin multietnik të Kosovës. I nderuar të takohem me kryetarin Jevtic dhe të dëgjoj shqetësimet e tij si dhe të shoh punën në ndërrmarrjen kosovare në Sharr Berry Shtërpce”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë. /teve1.info/