TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasadori amerikan në Beograd: Serbia dhe Kosova duhet të arrijnë një zgjidhje politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hill: Kosova t’i bashkohet “Ballkanit të Hapur”, është në interes të saj

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, deklaroi më 12 tetor se Serbia dhe Kosova përfundimisht do të duhet të arrijnë në një zgjidhje politike për këdo që konfirmohet të jetë përgjegjës për ngjarjet në Banjskë, në veri të Kosovës.

“Tani ne kemi një problem që duhet zgjidhur. Kushdo që është përgjegjës për të, ne do të duhet të kemi një zgjidhje politike, do të duhet të ulemi dhe të kuptojmë se çfarë është e drejtë”, tha Hill, duke folur në Konferencën e Sigurisë të Beogradit (BSC).

Ai tha se kjo zgjidhje nënkupton “një lloj statusi” për serbët në Kosovë, dhe në anën tjetër, “ndërkombëtarizim më të madh” për Kosovën.

Hill tha se ai “do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është një shtet i pavarur”, por problemi është “më kompleks se kaq”.

“Ne duhet të inkurajojmë të dyja palët që të dëgjojnë njëra-tjetrën”, tha Hill.

Ai shtoi se hapi i parë në zgjidhjen e krizës aktuale është të kuptohet se çfarë ndodhi.

“Së pari, ne duhet të kuptojmë se çfarë ndodhi, dhe t’i mbajmë përgjegjësit përgjegjës, pastaj të sigurohemi që diçka e tillë të mos ndodhë më”, tha Hill.

Në një sulm ndaj policisë së Kosovës, më 24 shtator, në Banjskë të Zvecanit, mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Në sulmin ndaj policisë janë vrarë edhe tre sulmues, ndërsa në dhe rreth manastirit të Banjskës është gjetur një arsenal i madh armësh, raporton REL.

Qeveria në Kosovë akuzon Serbinë për këtë incident, ndërsa Beogradi zyrtar mohon përfshirjen.

Përgjegjësinë për organizimin e sulmit publikisht e kishte marrë Milan Radoiçiq, në atë kohë nënkryetar i partisë serbe të Kosovës, Listës Serbe, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar dhe Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, kryetar i së cilës ishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, deri vonë.

Radoiçiq më pas dha dorëheqjen nga posti partiak.

Institucionet e Kosovës dhe Serbisë po kryejnë hetime të ndara.

Bashkimi Evropian dhe vendet perëndimore dënuan ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, dhe kërkuan që sulmuesit të gjenden dhe të sillen para drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Lushaku: Kur ekziston vullneti politik, institucionet mund të bëhen shumë lehtë

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Një raketë huthi plagos dy persona dhe dëmton një xhami në rajonin e Jazanit, thotë Arabia Saudite

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Iraku sekuestron platformën e dronëve që u përdorën për të sulmuar tubacionin saudit

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sot pritet të mbahet seanca për formimin e Qeverisë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Sulm ndaj anijes tregtare iraniane pranë Hormuzit, Irani fajëson SHBA-në – raportohet një viktimë

Forcat izraelite bastisin një fshat në Sirinë jugore

Forcat izraelite avancojnë në Sirinë jugperëndimore

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Murati për PDK:Kanë kërkuar në vazhdimësi të konstituohet Kuvendi, sot ata vendosin të refuzojnë përgjegjësinë

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren

Blerta Deliu-Kodra: VV-ja pranoi Tanja Vujoviqin për nënkryetare, por jo Vlora Çitakun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën