TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Ambasada italiane: Përkushtimi i Kosovës për krijimin e Asociacionit nuk e kërcënon sovranitetin e saj

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Ambasada italiane: Përkushtimi i Kosovës për krijimin e Asociacionit nuk e kërcënon sovranitetin e saj

Ambasada e Italisë në Kosovë i është bashkangjitur thirrjes së ambasadës amerikane, që tani është koha që Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, përkushtimi i Kosovës për ta krijuar Asociacionin nuk e cenon Kushtutetën apo kërcënon sovranitetin e saj, përcjell teve1.info

Reklamë

“Përkundrazi, duke e zbatuar atë, Kosova do të bëjë një hap kritik për të ndërtuar të ardhmen e saj si një vend multietnik, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Derek Chollet, Këshilltar i Departamentit të Shtetit të SHBA-së dhe Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, kanë thënë se koha për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë është tani.

Sipas tyre, duke punuar për themelimin e Asociacionit “Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”.

Sot është mbajtur takimi i thirrur nga Ambasada amerikane në Prishtinë, ku u diskutua për Asociacionin.

Pas këtij takimi, ambasadori amerikan, Jeff Hovenier u është shprehur mirënjohës palëve të pranishme për pikëpamjet e tyre të treguara, teksa theksoi se duhet të zbatohen të gjitha angazhimet e dialogut.

Në këtë takim të pranishëm ishin ambasadori britanik, Nicholas Abbott si dhe shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Po ashtu morën pjesë edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nga Lëvizja Vetëvendosje, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Zyra e Kryeministrit u përfaqësua nga shefi i stafit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi. Zyra e Kryeparlamentarit nga shefi i stafit të kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Ilir Kërqeli. Ndërsa, nga Presidenca ishte Blerim Vela. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

FSK dhe Forca Detare e Shqipërisë zhvillojnë stërvitje të përbashkët në Pashaliman

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

​Serbia kërkon nxitje konfliktesh, Prljaskaj: Kosova të mos bie në provokime dhe të formojë sa më parë institucionet

Plagosen dy persona në Prishtinë, policia jep detaje

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

E sulmoi bashkëjetuesen në gjendje të dehur, arrestohet një person në Prishtinë

Tre vizita mjekësore nuk mjaftojnë për Boniface: planifikohen teste të mëtejshme

Vëmendja në “Riza Lushta”, sot zhvillohet java e dytë, në Ligën e Parë

Vëmendja në “Riza Lushta”, sot zhvillohet java e dytë, në Ligën e Parë

Beshiktashi konfirmon lëndimin e Rashicës

Shënoi golin vendimtar, por Rashica është ende në shitje te Beshiktashi

Një grua raporton se u dhunua nga burri me të cilin ishte në lidhje dashurie

E sulmoi bashkëjetuesen në gjendje të dehur, arrestohet një person në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X