TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada Gjermane emëron zëvendës Atashe të Mbrojtjes në Kosovë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ambasada Gjermane emëron zëvendës Atashe të Mbrojtjes në Kosovë

Nënkoloneli Oliver Palkowitsch është emëruar zëvendës Atashe i Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë, pozitë kjo e krijuar për herë të parë.

Kjo ambasadë nëpërmjet një komunikate e ka cilësuar këtë emërim si shprehje të bashkëpunimit të intensifikuar dhe në rritje ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.

“Në shenjë të bashkëpunimit dhe miqësisë së ngushtë ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës, përfshirë në fushën ushtarake dhe të politikës së sigurisë, nënkoloneli Oliver Palkowitsch merr pozitën e sapokrijuar të Zëvendës Atasheut të Mbrojtjes në Ambasadën Gjermane në Prishtinë. Javën e kaluar, ai u informua për detyrat e tij nga atasheu i mbrojtjes, nënkoloneli Franz-Josef Nolte, i cili ka zyrën e tij kryesore në Ambasadën Gjermane në Bosnje dhe Hercegovinë dhe prej andej kujdeset për Kosovën dhe u prezantua me udhëheqjen e Ministrisë të Mbrojtjes dhe të FSK-së”, njofton ambasada gjermane.

Sipas njoftimit, dy institucionet e mbrojtjes janë duke punuar së bashku në tri fusha kryesore të bashkëpunimit: Programi Vjetor Bilateral, Ndihma për Trajnimin Ushtarak dhe Iniciativa për Përmirësim dhe Mundësim.

FSK-ja i është bashkuar Iniciativës Gjermane për Përmirësim dhe Mundësim në vitin 2019, që kur Gjermania u ka ofruar institucioneve të sigurisë në Kosovë pajisje në vlerë prej 5.8 milionë euro, duke përfshirë një fabrikë për pastrimin e ujit, dy transportues të mallrave të rrezikshme, dhjetë kostume për mbrojtjen nga bomba dhe – vetëm dje – pesë kamionë për regjimentin logjistik të FSK-së.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Moti për sot: Me shi dhe erëra të forta

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Shkaqet, simptomat dhe trajtimi i refluksit

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Aksion policor në Grabovc të Obiliqit, sekuestrohen drogë, armë dhe municion

Qeveria miraton vendimin për nismën ligjore për Dhomat e Specializuara

200 projektligje në dy vjet, Qeveria rikthen në agjendë Kodin Civil dhe Ligjin për Liritë Fetare

Rama pas largimit të flamurit ukrainas nga Prishtina: Kur Kosova nuk respektohet, përgjigjja jonë duhet të jetë gjithmonë e njëjtë

Rama: Misioni im i radhës është të bëhem kryeministër

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Real Madrid fiton ndaj Villarrealit, Vinicius ndëshkohet me karton të kuq

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Bashkimi triumfon ndaj Borës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën