TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ambasada amerikane në Sarajevë i përgjigjet Vuçiqit: Prona është e shtetit

by teve1
1 vit ago
0
A A
Ambasada amerikane në Sarajevë i përgjigjet Vuçiqit: Prona është e shtetit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë u është përgjigjur të martën pyetjeve të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me çështjen e pronës shtetërore në Bosnje e Hercegovinë, duke thënë se është e qartë se prona shtetërore i përket shtetit.

Më herët të martën, Vuçiq e akuzoi Ambasadën amerikane në Sarajevë se ka shkaktuar “krizë” në Bosnje e Hercegovinë (BeH) duke pretenduar se prona shtetërore nuk u takon entiteteve por shtetit.

“Si, ku dhe prej kur shkruhet diku se prona është e autoriteteve qendrore dhe jo e entiteteve”, shkroi Vuçiq në llogarinë e vet në Instagram.

Ambasada amerikane iu përgjigj pa humbur kohë duke thënë se nuk ka nevojë të rishikohet historia ligjore e dokumentuar mirë, e as vendimet gjyqësore në lidhje me pronën shtetërore në BeH.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq (djathtas) me presidentin e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës – Republika Sërpska, në “kuvendin gjithëserb”, më 8 qershor në Beograd.

“Siç tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, në një fjalim në shkurt 2024: ‘Ka një mënyrë për të folur për pronën duke folur për të në institucionet përkatëse. Por pikënisja është ende e qartë: prona i përket shtetit’”, tha Ambasada Amerikane në Sarajevë.

O’Brien tha në shkurt se në vitin 2001 BeH nënshkroi Marrëveshjen për Çështjet e Trashëgimisë së ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, e cila u ratifikua nga Asambleja Parlamentare e BeH dhe ia atribuoi pronën shtetërore BeH-së, e jo entiteteve të saj.

Bosnje e Hercegovina përbëhet nga federata bosnjako-kroate dhe nga Republika Sërpska, nën një qeveri të dobët qendrore.

Bosnje e Hercegovina nuk ka ligj për pronën shtetërore tash e 20 vjet për shkak të mungesës së konsensusit politik.

Entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, është përpjekur vazhdimisht të zbatojë një ligj pronësie që synon transferimin e pronës shtetërore të Bosnjës te Republika Sërpska, pavarësisht se kjo është jokushtetuese.

Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt. Fotografi nga arkivi.

Vuçiqit ngriti pyetje për pronën shtetërore në BeH pas kritikave të Ambasadës Amerikane në Sarajevë në lidhje me të ashtuquajturin kuvendin gjithëserb, të mbajtur në Beograd më 8 qershor.

Ai kuvend u organizua nën sloganin“Një popull, një kuvend – Serbia dhe Sërpska” dhe prodhoi të ashtuquajturën Deklaratë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmërisë së përbashkët të popullit serb.

Të hënën, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Sarajevë tha se Deklarata e përbashkët mes Serbisë dhe Republika Sërpska buron nga dezinformatat ligjore dhe është e mbushur me plot gabime.

Republika Sërpska është përpjekur në të kaluarën të nxjerrë ligje që do të rregullonin çështjen e pronës në nivel entiteti. Por, përpjekjet e saj janë rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës.

Ambasada amerikane rikujtoi në maj 2023 se “sipas ligjit ndërkombëtar dhe praktikës së vendosur shtetërore, vetëm shtetet kanë autoritetin e nevojshëm për të trashëguar të drejtat dhe detyrimet e shteteve paraardhëse, dhe në këtë rast, është shteti i Bosnje e Hercegovinës”.

Në atë kohë, ajo theksoi se kjo çështje ishte zgjidhur me Kushtetutën e BeH – e cila është pjesë e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit – e cila thotë: “Republika e Bosnje e Hercegovinës, emri zyrtar i së cilës tani e tutje do të jetë ‘Bosnje e Hercegovina’, do ta vazhdojë ekzistencën e saj ligjore sipas të drejtës ndërkombëtare si shtet”.

Në shtator të vitit 2004, Këshilli për Zbatimin e Paqes i kërkoi Bosnje e Hercegovinës që të gjente një zgjidhje të përhershme për çështjen e pronës shtetërore dhe dhënia e kësaj prone u ndalua me ligjin e vendosur një vit më vonë nga përfaqësuesi i lartë i atëhershëm në Bosnje e Hercegovinë, Paddy Ashdown. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Tri vrasje dhe një shpërthim me tritol brenda një dite në Shqipëri

Ushtria izraelite nis një seri sulmesh në Gaza, disa të vrarë dhe të plagosur

Ushtria izraelite nis një seri sulmesh në Gaza, disa të vrarë dhe të plagosur

Siguri apo kontroll: Gjermania propozon zgjerimin e mbikëqyrjes biometrike

Siguri apo kontroll: Gjermania propozon zgjerimin e mbikëqyrjes biometrike

Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

Rusia e gatshme të garantojë se s’do sulmojë NATO-n apo BE-në

Nesër moti deri në 27 gradë Celsius

Moti sot

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

A kishte mosbesim të ndërsjellë mes Kurtit dhe Limajt, Nimani flet për takimin mes kreut të Nismës dhe LDK-së

Nimani: Oferta e fundit e Kurtit për Nismën ishte e pasinqertë

Nimani: Oferta e fundit e Kurtit për Nismën ishte e pasinqertë

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

“InfoNata” 28.10.2025

“InfoNata” 28.10.2025

Maloku: Mirë që nuk u votua qeveria “Kurti 3”, Liburn Aliu s’duhej të largohej pa dhënë përgjegjësi

Maloku: Mirë që nuk u votua qeveria “Kurti 3”, Liburn Aliu s’duhej të largohej pa dhënë përgjegjësi

LVV e AAK arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë në Prizren

LVV e AAK arrijnë marrëveshje bashkëpunimi për raundin e dytë në Prizren

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën