Sot rreth orës 14:00, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen.
Një person ka vdekur në Prishtinë të dielën rreth orës 12:00.
Sipas Policisë së Kosovës ai ishte alivanosur në një autobus të Trafikut Urban në rrugën “Dëshmorët e Kombit.
Rasti për teve1.info e ka bërë të ditur Policia e Kosova.
Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, tha se personi është dërguar menjëherë në QKUK, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Rasti ka ndodhë rreth orës 11:30, në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, saktësisht në autobus ku një person është alivanosur. Viktima mashkull, menjëherë është dërguar në QKUK, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë ajo.
Rasti i sipas saj, po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë./teve1.info/