Aliu thotë se edhe shoqëria civile po mundohet për mirëqenien e qytetarëve.
“Ne jemi duke u munduar si shoqëri civile, por edhe institucionet shtetërore e shoh se kanë një vullnet që të punojnë në rregullimin e çështjeve të cilat e sigurojnë jetën e qytetarëve, mirëqenien edhe e përmirësojnë, e ngrisin kapacitetet e gjyqësorit”, tha ajo në “Ditari” në Tëvë 1.
Siç thotë ajo, 87% e rasteve të dhunës në familje marrin dënim vetëm me kusht.
“Vullneti ekziston, ndonjëherë ndoshta ka hapësirë për përmirësime, ne mendojmë që sidomos në pjesën e trajtimeve të rasteve të dhunës, nga Prokuroria dhe nga gjyqësori duhet të kemi një vëmendje të shtuar, sidomos Këshilli gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, meqë sipas hulumtimeve…në raste të dhunës në familje, dënimet, ndëshkimet janë tepër të ulëta. Dhe 87% të tyre marrin vetëm dënim me kusht”, shtoi ajo. /Teve1.info/