TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aliu për raportimet se po hetohet nga Prokuroria: Nuk kam asnjë informacion zyrtar deri tani, jam në dispozicion të drejtësisë

by teve1
2 vjet ago
0
A A

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka mohuar të ketë pranuar ndonjë informacion zyrtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës për përfshirje të tij në hetim lidhur me çështjen e ambalazhuesve të ujit.

Megjithatë, Aliu ka thënë se është në dispozicion të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit lidhur me këtë rast pa asnjë hezitim.

“Unë nuk kam asnjë informacion zyrtar deri tani. Pra, i tërë informacioni që e kemi marrë është kjo nga portalet dhe mediat, pra që ka zgjerim të hetimeve në të cilën jam i përfshirë edhe unë si ministër i ministrisë, me ç’rast pa pasur ndonjë qëndrim zyrtar nuk mund të deklaroj më tepër sesa atë që kam deklaruar me një deklarim përmes Facebooku, unë e shpreh gatishmërinë time të plotë që të jem në bashkëpunim të zbatimit të ligjit dhe të vendosjes së drejtësisë së plotë. Pra jam në dispozicion të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit në këtë pikë pa asnjë lloj hezitimi”, ka thënë Aliu në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Të hënën disa media kanë raportuar se Prokuroria Speciale ka marrë aktvendim për zgjerimin e hetimeve në çështjen e ambalazhuesve të ujit, ku i pandehur rezulton të jetë Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu.

Sipas raportimeve ministri Aliu dyshohet se gjatë periudhës kohore, prej vitit 2021-2024 në cilësinë e përsonit zyrtar, pra si ministër, me qëllim të përfitimit të kungërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo të tjerët dhe për t’i shkaktuar dëm Buxhetit të Republikës së Kosovës, ka keqpërdorur pozitën zyrtar.

Ndërsa, ministri Aliu të martën përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka pasur njoftim zyrtar për këtë, mirëpo ka shprehur gatishmërinë e tij që të bashkëpunojë me prokurorinë për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim ndaj tij.

“Po qarkullon në disa media një lajm se kanë nisur hetime ndaj meje. Unë njoftim zyrtar nuk kam patur, por dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe vetë prokurorinë se për mua autoriteti më i lartë është ligji, se punoj dhe angazhohem çdo ditë për respektimin e ligjeve dhe zbatimin e tyre, dhe se për çdo çështje, çdo hetim apo çdo dyshim, jam i gatshëm të bashkëpunoj vetëm për drejtësi, sipas ligjit, deri në zbardhjen e plotë të çdo rasti”, ka shkruar ai në Facebook./teve1.info/

Tags: Ambalazhuesit e ujitHetimLiburn AliuProkuroria Speciale e Kosoves
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Rama fton sërish studentët dhe pedagogët në dialog

Brenda  24 orëve, Policia raporton për 23 aksidente me të lënduar dhe 34 me dëme materiale

​60 aksidente trafiku dhe mbi 1 mijë e 600 gjoba për 24 orë

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Arsenal – Liverpool, duel gjigantësh që pritet të ndezë kampionatin anglez

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Superliga e Kosovës sot sjell dy superndeshje

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, gra të sulmuara dhe të kanosura

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Kanos gruan në Fushë-Kosovë, policia e liron të dyshuarin pas intervistimit

Persona të maskuar hyjnë me forcë në një banesë në Prishtinë

Hajnat vjedhin stoli ari me vlerë të konsiderueshme në Koshare të Ferizajt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën