TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alijaj: Mes LVV-së dhe PDK-së mund të jetë mbyllur përfundimisht dera e bashkëpunimit

by teve1
5 muaj ago
2
A A
Alijaj: Mes LVV-së dhe PDK-së mund të jetë mbyllur përfundimisht dera e bashkëpunimit

Eksperti për qeverisje dhe procese politike, Artan Alijaj, ka deklaruar se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës mund të jetë mbyllur përfundimisht dera e bashkëpunimit.

Duke folur për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 7 qershorit, Alijaj ka thënë se një marrëveshje politike mes LVV-së dhe PDK-së duket pothuajse e pamundur, sidomos pas incidentit të ndodhur në Skenderaj dhe gjuhës denigruese që, sipas tij, po përdoret nga të dyja palët gjatë fushatës parazgjedhore.

“Unë mendoj se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës është mbyllur përfundimisht dera e bashkëpunimit dhe se do të jetë pothuajse e pamundur të arrihet ndonjë marrëveshje kompromisi pas zgjedhjeve të 7 qershorit. Duke pasur parasysh ngjarjen e fundit në Skenderaj dhe denigrimin e fjalorit që po bëhet nga të dyja palët, për mua një marrëveshje e tillë duket gati e pamundur. Ka qenë shumë e vështirë edhe në të kaluarën të parashikohej një koalicion mes LVV-së dhe PDK-së, dhe mendoj se edhe kësaj here do të jetë shumë e vështirë”, ka deklaruar Alijaj në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni mes LVV-së dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alijaj ka vlerësuar se gjasat janë të ulëta, duke marrë parasysh qëndrimet e LVV-së dhe të Albin Kurti lidhur me kandidaturën e LDK-së për president.

“E dimë qartë që disponimi i LVV-së dhe i Kurtit është që të ketë një president tjetër dhe jo Vjosa Osmani. Ndërsa kandidatura e LDK-së për president është Osmani, prandaj besoj se me atë propozim nuk kanë çfarë të kërkojnë në tavolinë me LVV-në. Nëse e shohim qëndrimin e Kurtit dhe të LVV-së, ata kërkojnë një kandidat konsensual, gjë që nuk u arrit as tani dhe dyshoj se do të arrihet edhe në qershor. Mbetet të shihet rezultati zgjedhor, i cili do të jetë shumë i rëndësishëm dhe përcaktues, por gjasat për një marrëveshje mbeten të ulëta”, ka thënë Alijaj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Shiroka-Pula dhe myftiu Tërnava diskutuan për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare

Reagimet pas ngritjes së aktakuzës për sulmin terrorist në Banjskë

Aktakuzë ndaj Stefan Raduloviq për pjesëmarrje në sulmin e Banjskës

Bisedimet ShBA –Iran, Kulla: Ka mosbesim të lartë mes palëve

Kulla: Me largimin Vuçiqit dhe te Daçiqit nga skena politike ka ndodhur një ndryshim epokal për rajonin tonë

Gjini: Qëndrimi i LDK-së ndaj Kurtit është i drejtë dhe parimor

Gjini për vrasjen e Arlinda Zekajt: Tetë gra të vrara brenda vitit janë tetë dëshmi se sistemi ynë nuk mbron askënd

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet një person në Merdare i dyshuar për krime lufte

Kosova dhe Instituti i Bazelit nënshkruajnë marrëveshje për rikthimin e pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme

Kryeprokurori i Shtetit për rastin në Pejë: Do të merren masa nëse konstatohet shkelje nga zyrtarët

Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales – kjo është përmbajtja

LVV nis mbledhjen e nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për vrasjen në Pejë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën