TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Alijaj: AAK dhe Nisma rrezikojnë të mos e kalojnë pragun zgjedhor

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Alijaj: AAK dhe Nisma rrezikojnë të mos e kalojnë pragun zgjedhor

Analisti politik Artan Alijaj ka vlerësuar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate do ta kenë të vështirë kalimin e pragut zgjedhor në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 28 dhjetor.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Alijaj ka thënë se më e rrezikuar është Nisma Socialdemokrate, ndonëse sipas tij edhe AAK-ja përballet me rrezik serioz për të mos siguruar përfaqësim në Kuvend.

Ai ka shtuar se partneriteti i mëparshëm mes këtyre partive mund t’u ketë siguruar pjesëmarrjen në Kuvend në zgjedhjet e kaluara, por mbetet për t’u parë nëse AAK-ja do të arrijë ta kalojë pragun zgjedhor e vetme.

“Nëse i marrim për bazë sjelljet e fundit më 9 shkurt, mendoj se të dyja rrezikohen, por ndoshta shumë më tepër rrezikohet Nisma. Mbetet të shihet nëse u ka kushtuar partneriteti që e patën; unë nuk jam i sigurt se u ka kushtuar, përkundrazi mendoj se partneriteti ua ka siguruar pjesëmarrjen në Kuvend në zgjedhjet e 9 shkurtit. Po ashtu, mbetet të shihet nëse AAK-ja do të mund ta kalojë pragun zgjedhor e vetme, në kushte normale. Për një parti që ka disa komuna në qeverisje, do të pritej që kalimi i pragut zgjedhor të ishte shumë më i lehtë, mirëpo zgjedhjet e 9 shkurtit na treguan të kundërtën”, ka deklaruar Alijaj.

Ai tutje ka theksuar se kalimi i pragut zgjedhor për këto dy subjekte do të varet në masë të madhe nga pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje.

Sipas tij, nëse në zgjedhje marrin pjesë rreth një milion votues, situata do të bëhet shumë e vështirë për AAK-në.

“Mendoj se shumëçka do të varet edhe nga numri i votuesve që dalin në zgjedhje. Sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më i lartë do të jetë pragu real për të hyrë në Kuvend. Nëse numri i votuesve arrin deri në një milion, atëherë mendoj se do të jetë shumë e vështirë edhe për AAK-në, ndërsa për Nismën është thuajse e sigurt se kalimi i pragut zgjedhor do të jetë shumë problematik. Mbetet të shihet nëse AAK-ja do të arrijë ta kalojë këtë prag. Shpresoj që ta arrijë, pasi që nëse do të përfundonim vetëm me tri parti politike në Kuvendin e Kosovës, kjo ndoshta nuk do të ishte e mirë për demokracinë në vend”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu i del në mbrojtje Gërvallës: Nëse keni sulme, më sulmoni mua, më kërkoni dorëheqjen

Haxhiu nesër për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Maliqi për vrasjen e Arlinda Zekajt: Institucionet e dinin rastin, duhet të japin llogari

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

Shqiptarët fitojnë dy ulëse në Parlamentin e Serbisë, Memeti nuk përjashton pjesëmarrjen në Qeveri

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Shpallen golashënuesit më të mirë të vitit

Pesë gola për 45 minuta, PSG në avantazh ndaj Bayernit

Klubi i vitit, Paris Saint-Germaini

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të martën

“Info Nata”- 26.10.2026

“Info Nata”- 26.10.2026

Unai Simon portieri më i mirë

Unai Simon portieri më i mirë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën