Kontrata e Alexis Sanchez me Olympique Marseille skadoi tre ditë më parë dhe sulmuesi kilian tani është i lirë të zgjedhë se ku do ta vazhdojë karrierën e tij.
Një vendim që në moshën 34-vjeçare ndoshta do të jetë i fundit sa i përket futbollit të luajtur dhe për këtë arsye duhet menduar mirë.
Sipas raportimeve të medieve franceze, Marseille i ka ofruar rinovimin me të njëjtat shifra si marrëveshja e mëparshme, 3 milionë euro në sezon, shumë që Sanchez e konsideron të ulët për shkak të performancës së shkëlqyer të ofruar në vitin e fundit, me 18 gola dhe 3 asistime.
Ndërsa nga Arabia atij kiliani i është ofruar një kontratë 2-vjeçare me vlerë 20 milionë euro neto në total.








