TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Alergjia nga myku dhe disa mënyra natyrale për ta luftuar atë

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
0
A A
Alergjia nga myku dhe disa mënyra natyrale për ta luftuar atë

(Foto: HealthDay)

Alergjitë e shkaktuara nga myku janë të përhapura dhe të zakonshme. Ato shoqërohen me kruarje dhe teshtima të cilat e vështirësojnë jetën e përditshme të njeriut.

Këto alergji përhapen shumë lehtë dhe mund të prekin zonën e syve, hundës, madje edhe imunitetin.

Këto alergji trajtohen dhe shërohen nëpërmjet marrjes së medikamenteve por edhe të kurave natyrale, të cilat krahas të tjerave eliminojnë kollën, të ftohurën, teshtimën dhe inflamacionin.

Borziloku

Borziloku është një bimë me gjethe të shenjta për shëndetin.

Ajo ka vlera të panumërta kundër baktereve dhe infeksioneve.

Ju mund të përtypni gjethet e freskëta të borzilokut ose të pini çaj borziloku rregullisht kundër alergjisë nga myku.

Xhenxhefili

Ai është efikas në zgjidhjen e një sërë problemesh me stomakun, alergjitë, të ftohurën, kollën e të tjerë.

Xhenxhefili duhet konsumuar rregullisht për të zgjidhur problemin e alergjisë.

Çaji i xhenxhefilit është mënyrë më e mirë për të luftuar alergjinë e nxitur nga myku.

Për çajin zieni një gotë ujë me 2 cm xhenxhefil.

Hudhra

Hudhra lufton bakteret dhe alergjitë e shkaktuara nga myku.

Duke e konsumuar atë rregullisht, jo vetëm që do të çliroheni nga alergjitë dhe e ftohura, por do të keni një tretje më të mirë.

Sipas të dhënave duhet të konsumoni dy thelpinj hudhre në ditë për shërim të shpejtë.

Kosi

Kosi përmban substanca mirëbërëse që shkatërrojnë bakteret dhe mykun.

Mos hezitoni të konsumoni 2 ose 3 filxhanë me kos në ditë për të shmangur simptomat e alergjisë.

Portokallet

Secila prej agrumeve që gjejmë në treg ka një ndikim të fortë në largimin e alergjive.

Zgjidhni portokallet ose limonët për t’u shëruar më shpejt.

Lëngu i freskët i portokallit ose fruti i plotë ndihmojnë në rimëkëmbjen e sistemit imunitar dhe në shërimin e shpejtë.

Domatet

Domatet janë të mbushura me vitamina dhe acide të mira që luftojnë alergjitë.

Substancat mirëbërëse që gjenden tek domatet eliminojnë bakteret dhe infeksionet.

Hani më shumë domate, ose pini lëngun e tyre për t’u rimëkëmbur më shpejt nga alergjitë.

Rigoni

Rigoni bën mrekulli kundër alergjisë së shkaktuar nga myku, transmeton AgroWeb.org.

Nëse jeni prekur nga alergjitë, konsumoni rigon ose çaj rigoni për të eliminuar më shpejt bakteret dhe simptomat e sëmundjes.

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat

Këto shenja tregojnë se keni probleme me veshkat

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Studimi: TikTok dhe Instagram dëmtojnë trurin!

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Dobitë shëndetësore të konsumimit të vezëve në mëngjes

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën