TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aleksandër Lumezit sot i përfundon mandati i Kryeprokurorit të Shtetit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Aleksandër Lumezit sot i përfundon mandati i Kryeprokurorit të Shtetit

Për këtë, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka shpallur një konkurs, në të cilin Blerim Isufaj është renditur i pari në garë për ta pasuar Lumezin, i cili ishte në këtë pozitë tash e shtatë vite.

Sipas ligjit, kandidati që merr shumicën e votave dërgohet te presidenti i vendit për dekretim. Ndonëse sot është afati i fundit, presidentja e vendit Vjosa Osmani ende nuk e ka bërë emërimin për këtë pozitë.

Këshilltari për Media i Presidencës Bekim Kupina, dje në një përgjigje për teve1.info ka bërë të ditur se presidentja Osmani po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar.

Kupina shtoi se stafi i presidentes ka filluar konsultimet dhe Osmani do të vazhdojë takimet në ditët në vijim.

“Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar. Do të kërkojmë dokumentacion shtesë sa i përket këtij propozimi, sikurse do t`i dëgjojmë të gjitha palët e përfshira në monitorimin e këtij procesi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë i kanë paraqitur vërejtjet e tyre për këtë proces. Do të merren parasysh vërejtjet dhe pas trajtimit të hollësishëm, Presidentja do ta marrë një vendim. Stafi i Presidentes tashmë ka filluar këto konsultime, ndërkaq Presidentja do të vazhdojë takimet në ditët në vijim”, është shprehur Kupina për teve1.info

Përfaqësuesit ndërkombëtar dhe shoqëria civile në Kosovë kanë kritikuar procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të Shtetit. Ata rekomanduan që i tërë procesi i përzgjedhjes dhe emërimit të anulohej dhe të përsëritej, në mënyrë që të evitoheshin shkeljet procedurale dhe defektet e evidentuara.

Por kritikat u hodhën poshtë nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, i cili në reagimin për publikun tha se procesi i përzgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit ishte plotësisht legjitim.

Në garën për kryeprokuror të shtetit ishin Armend Hamiti, prokuror në Prokurorinë e Prishtinës, Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, Kujtim Munishi, kryeprokuror i Prokurorisë së Prishtinës, Lulzim Sulejmani, prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit dhe Shqipdon Fazliu prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit. /Teve1.info/

Tags: Kryeprokuror i shtetitLumeziSkadimi i mandatit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Krijohet formulari për heqje dorë vullnetarisht nga shtesat prej 100 euro

Ekzekutohet pagesa e shtesës për fëmijët dhe pensionistët

Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Smajljaj: Opozita e ka më të vështirë se më 2021 ta bllokojë zgjedhjen e presidentit

Erdogan thotë se do të monitorojnë shpërbërjen e PKK-së

Erdogan: Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

Universitetet zvicerane rrisin tarifat e shkollimit

“Ditari” 29.12.2025

“Ditari” 29.12.2025

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan duke mashtruar shtetas të huaj

Trump do t’i ofrojë Putinit çasje në mineralet e Ukrainës në këmbim të paqes, thotë raporti

Putin informon Trumpin për sulmin me dron, Kremlini rishikon bisedimet për paqe

Asllani flet për formën e mirë

Shtohet interesimi për Asllanin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën