TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Albulena Haxhiu viziton shoqatën e viktimave civile: Thirrje për njohjen e statusit dhe adresimin e sfidave

Sot ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, realizoi një takim me gratë viktima të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë. Nga takimi, Haxhiu iu bëri thirrje të gjitha viktimave seksuale të luftës që të aplikojnë për njohje të statusit.

by Fetije Kamberi
1 orë ago
0 0
A A

Përgatitjet e fundit u bënë.

Pas pak minutave, në Shoqatën e Lidhjes dhe Invalidëve të Viktimave Civile në Kosovë arriti edhe ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu.

Kur erdhi, u ulën për të diskutuar rreth nevoja dhe sfidave që po kalon kjo qendër.

Madje Haxhiu tha se nuk është hera e parë që e viziton këtë Shoqatë.

“Kjo është vizita ime e dytë. Vizitën e parë e kam bërë sa kam qenë ministre e Drejtësisë në kuadër të fushatës 16 ditë të aktivizimit kundër dhunës në familje, dhe tani edhe si ushtruese e detyrës së presidentes. Do të njoftohem për përparimet që kanë ndodhur prej asaj kohe dhe natyrisht për nevojat dhe sfidat që kjo qendër po i kalon. Pas kësaj konference do të kem takim me gratë që janë viktima të dhunës seksuale. Mirëpo për shkak të konfidencialitetit, nuk është e mundshme që mediat të jenë të pranishme dhe uroj mirëkuptimin tuaj për këtë. Prandaj edhe gjatë atij takimi do të njoftohem me sfidat që ato i kanë, qofshin ato shëndetësore apo sfidat që i kanë me aplikimin tek Komisioni për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu pati edhe një thirrje për të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Të gjithë personave që kanë qenë të dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë që të aplikojnë për njohje të statusit. Ju e dini që janë katër organizata të licencuara që merren me ndihmën e personave të mbijetuar të dhunës seksuale, përfshirë pastaj si organizata e pestë edhe organizatën në të cilën jemi, që në vazhdimësi i kanë ndihmuar personat e dhunuar që t’i tejkalojnë sfidat me të cilat ata përballen”, ka thënë tutje Haxhiu.

Për sfidat që përballet kjo shoqatë foli drejtori i saj, Mustafë Prenku.

“Në këtë qendër i kemi mbi 900 gra që kryejnë trajnime, mbi 400 raste të rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës që kanë përjetuar dhunë gjatë luftës. Dhe jam shumë krenar që del dikush të na vizitojë dhe i din hallet dhe dertet e organizatave që merren me këto kategori të dala nga lufta. Rastet e dhunës seksuale gjatë luftës kanë shumë probleme, kanë ankesa si në shëndetësi, si në familje, si gjithkund”, u shpreh Prenku.

ShareTweet

Postime të ngjashme

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

“Dy çanta Dior, dy Louis Vuitton…” arrestohet hajni i “Rrugës C”, vodhi sende me vlere mbi 30 mijë euro

“Dy çanta Dior, dy Louis Vuitton…” arrestohet hajni i “Rrugës C”, vodhi sende me vlere mbi 30 mijë euro

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

AAK pret Ali Ahmetin në takim, vlerësohet roli i tij në proceset shqiptare në rajon

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Kurti takohet me Kallasin, kërkon që Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Të paktën 23 të plagosur nga të shtënat në Oklahoma të SHBA-së

Irani shtyn ceremoninë e varrimit për Khamenein

Zyrtarët iranianë përsërisin se Teherani është mbrojtësi i Ngushticës së Hormuzit

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Edhe një 4 Maj me probleme – Zjarrfikësit “harrohen” në Ditën Ndërkombëtare të tyre

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën