TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Albin Kurti sot e feston ditëlindjen

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti fton qytetarët të aplikojnë në konkurset e Ndërmarrjeve Publike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot feston ditëlindjen e 48.

Kurti ka lindur më 24 mars 1975 në Prishtinë.

Kurti është kryeministri i katërt dhe i gjashtë i Republikës së Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.

Albin Kurti iu bashkua Kryesisë së Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës në gusht 1997, i cili organizoi protesta paqësore, jo të dhunshme, për lirimin e ndërtesave dhe ambienteve të universitetit, të cilat u pushtuan nga autoritetet e regjimit serb.

Kur filloi lufta në Kosovë, në gusht 1998, Kurti filloi të punojë si Sekretar i Zyrës së Përfaqësuesit të Përgjithshëm Politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Adem Demaçi.

Kur filluan bombardimet e NATO-s në Serbi dhe Kosovë në mars të vitit 1999, Kurti qëndroi në Prishtinë, dhe, u arrestua nga policia serbe më 27 prill 1999.

Kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova më 10 qershor, Kurti dhe mbi dy mijë shqiptarë të tjerë u transferuan në burgjet serbe. Për shkak të presionit ndërkombëtar, Kurti u lirua më 7 dhjetor 2001.

Më 23 prill 2003, Albin Kurti diplomoi në Fakultetin e Elektroteknikës në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Telekomunikacionit me Kompjuterikë.

Në qershor 2005, Albin Kurti me aktivistë të tjerë të Rrjetit të Aksionit për Kosovën (Kosova Action Netëork) e avancuan atë në subjektin Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje deri në mars të vitit 2015.

Ai garoi përsëri në zgjedhjet e brendshme për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje në janar të vitit 2018 dhe i fitoi ato.

Në periudhën 2005-2017, Kurti kaloi rreth një vit e gjysmë si i arrestuar nga UNMIK-u, EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

Albin Kurti ka qenë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tre mandate me radhë.

Ai gjithashtu ka shërbyer si kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Republikës së Kosovës në vitet 2011-2014.

Në tri palë zgjedhjet e njëpasnjëshme parlamentare në Kosovë, më 2017, 2019 dhe 2021, Kurti ka qenë kandidati i partisë për kryeministër.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe 2019, Kurti dhe partia e tij fitoi numrin më të madh të votave.

Në zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt 2021, lista e Vetëvendosjes fitoi 50.28 për qind të votës popullore, e që është rezultati më i mirë që një parti e ka arritur që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Albin Kurti ka publikuar mbi 550 artikuj, dhe është ftuar të prezantojë në universitete të ndryshme të njohura brenda dhe jashtë vendit. Ai flet rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze dhe serbo-kroate.

Ai është i martuar me Rita Augestad Knudsen dhe kanë një vajzë, Lean.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Spahiu: Dhënia e postit të presidentit opozitës do të shmangte zgjedhjet

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Kryeziu: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese mund të zgjatet deri në tre muaj

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Raportohet për një sulm të ri SHBA-Izrael pranë centralit bërthamor në Bushehr

Emisioni “Info Nata” 24.04.2026

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, S.N., i kërkuar me letër rreshtim ndërkombëtar

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Ymeri: Shkuarja në zgjedhje është dëshirë e Kurtit, jo e LDK-së, zgjatime të VV-së nuk votojmë

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Bërxulli: Zgjedhjet e reja politike janë të pashmangshme

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Përvjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi shoqërohet me dezinformata e mesazhe të kriminelëve të luftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën