TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës edhe sot kanë qëndruar para objektit të Qeverisë për të kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që ta thërras seancën konstituive të Kuvendit. Këtij tubimi sot iu bashkua edhe Rinia Demokratike e Kosovës.

Deputetët e PDK-së tash e disa ditë po qëndrojnë në hyrje të qeverisë, për ta ndaluar hyrjen e Kurtit me arsyetimin se është kryeministër ilegal. Aty deputetja Vlora Çitaku tentoi të hyjë brenda ndërtesës së Qeverisë, por që nuk u lejua nga sigurimi i objektit.

Përfaqësuesi i të rinjëve të PDK-së, Resul Suma tha se kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen e të rinjve.

“Sot si i ri i këtij vendi, jam bashkuar protestës para ndërtesës së qeverisë, sepse nuk mund të qëndroj indiferent kur institucionet e vendit tim mbahen të bllokuara. Për ne të rinjtë, kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë. Kur institucionet nuk funksionojnë dhe kur interesi politik e partiak vendoset mbi interesin e shtetit, mesazhi që u dërgohet të rinjve është se këtu nuk ka siguri, stabilitet dhe perspektivë”, tha ai.

Ai u shpreh se çdo ditë e institucioneve të bllokuara është një arsye më shumë që një i ri të humb besimin në shtetin e Kosovës.

“Ne jemi brezi që duhet ta ndërtojë jetën në Kosovë, të punojë këtu, të krijojë familje dhe ta zhvillojë këtë vend. Çdo ditë e institucioneve të bllokuara është edhe një arsye më shumë që një i ri ta humbë besimin dhe ta shohë largimin nga Kosova si të vetmen perspektivë. Dhe këtu na lind një pyetje shumë e rëndësishme. Nëse vetë kryeministri nuk e respekton shtetin dhe institucionet e tij, si mund t’i kërkohet një të riu që ta respektojë këtë shtet, ta dojë atë dhe të punojë për të? Si mund t’i kërkohet një polici apo një ushtari që nesër ta rrezikojë jetën për republikën nëse vetë institucionet e republikës përçmohen dhe nënshtrohen ndaj interesit të një individi apo partie?”, tha Suma.

Më tëj, ai iu drejtua kryeministrit në detyrë të ndalojë bllokadën dhe t’i hap rrugë funksionimit të institucioneve.

“Albin Kurti, ndaleni bllokadën. Ejani në kuvend, konstituojeni atë dhe hapini rrugë funksionimit të institucioneve. Mos ua merrni të rinjve edhe shpresën e fundit se e ardhmja e tyre mund të ndërtohet në Kosovë”, shtoi ai.

Kjo parti opozitare gjatë ditëve të fundit ka qenë aktive me të tilla aktivitete.

Tags: Bllokada politikePDK-japrotesteQeveriTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Rruga Tetovë–Prizren merr jetë, nis hapja e trasesë drejt tunelit

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Problemet me shëndetin mendor – mbi 1 mijë e 300 raste të dhunës në familje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën