TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Alban Hyseni, kandidat i LVV-së për mandatin e dytë në Gjilan

nga teve1
4 Qershor, 2025
3
A A
Alban Hyseni, kandidat i LVV-së për mandatin e dytë në Gjilan

Alban Hyseni është caktuar edhe për një mandat të dytë kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Gjilanit.

Në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosjes thuhet se vendimi është marrë në takimin e së mërkurës të Kryesisë së Qendrës në Gjilan, në praninë e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, sekretarit organizativ Arben Vitia, koordinatori të qendrave Arbër Rama dhe deputetit, Arbër Zyba.

Njoftimi i LVV-së:

Puna dhe qeverisja e mirë dhe e ndershme e kryetarit Hyseni dhe ekipës së tij vërehet gjithandej Gjilanit dhe në të gjitha drejtimet.

Në infrastrukturën rrugore janë investuar mbi 11 milionë euro, duke përfshirë vetëm për Rrugën “Hamdi Kurteshi” rreth 2.4 milionë euro. Janë ndërtuar e përmirësuar rrugë në shumë fshatra si Demiraj, Miresh, Shillovë, Vërbicë e Kmetocit, ndërsa në qytet janë krijuar hapësira të gjelbra dhe rekreative si Parku Urban, Parku te palestra, ai në lagjen Iliria dhe Parku Banja.

Në fushën e arsimit janë investuar mbi 9 milionë euro. Vetëm për ndërtimin e Shkollës së Mjekësisë janë ndarë 3.3 milionë euro, ndërsa për pesë çerdhe të reja 2.92 milionë euro. Janë ndarë edhe miliona euro për renovimin e shkollave ekzistuese, për ndërtimin e shkollave të reja, për laboratorë shkencorë, për kushte më të sigurta në objekte arsimore dhe për shërbime të tjera mbështetëse për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Në shëndetësi, janë investuar rreth 2 milionë euro. Janë ndërtuar dhe funksionalizuar objekte të reja si QMF në lagjen Arbëria, Qendra e Mjekësisë Familjare në Përlepnicë dhe ambulanca në Malishevë, si dhe janë renovuar qendrat ekzistuese në të gjithë territorin.

Rrjeti i ujësjellësit është zgjeruar me investime që kapin vlerën prej 1.5 milionë eurosh. Projekte konkrete janë realizuar në fshatra si Vërbicë, Vrapçiq, Gadish, Uglar dhe Cërnicë, duke siguruar qasje më të mirë në ujë të pijshëm për banorët.

Në bujqësi, për periudhën 2022–2024 janë ndarë gjithsej 2.8 milionë euro. Janë mbështetur fermerët me serra, kultivatorë dhe sisteme ujitjeje, ndërkohë që është ofruar edhe subvencion direkt për qumështin – 10 cent për çdo litër të prodhuar.

Në fushën sociale, janë investuar 2.5 milionë euro për ndërtimin e shtëpisë për të moshuarit, qëndrimin ditor dhe kuzhinën popullore. Janë krijuar kushte moderne dhe të përshtatshme për kujdesin dhe trajtimin e të moshuarve, veçanërisht në Shillovë dhe fshatra të tjerë.

Kultura dhe rinia janë mbështetur me investime domethënëse: 1.2 milionë euro për Kult Qendrën dhe 815 mijë euro subvencione për projektet e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport. Ndërkohë, kemi krijuar edhe bibliotekën e parë tërësisht të digjitalizuar në komunën tonë.

Në sport janë investuar 2.8 milionë euro për rinovimin e palestrës ekzistuese dhe janë ndërtuar gjithsej 13 terrene sportive të shpërndara në qytet dhe fshatra. Ndërkohë që pak ditë më parë, kanë nisur edhe punimet për projektin aq të nevojshëm për sportin në Gjilan, ndërtimin e stadiumit të futbollit të qytetit.

Në fund, edhe infrastruktura e transportit publik ka marrë vëmendjen e merituar, me 1 milion euro të investuara në ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve, i cili përfshin parking nëntokësor, perona të rinj dhe infrastrukturë moderne.

Që punët e mira e projektet e shumta të vazhdojnë, në Gjilan, do të vazhdohet me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, me kryetarin Alban Hyseni.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se punës dhe qeverisjes së ndershme të Hysenit ia zgjasin dorën dhe ia japin mbështetjen e plotë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

Ushtarët e FSK-së marrin dy çmime në Kroaci

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

“Diku 30 kurbanë i shita” – blegtorët ankohen për kushtet e tregut

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Liderët për vizitë në BIK, bëjnë thirrje për reflektim e solidaritet

Java fillon me mot të mirë

Mot me temperatura të larta në fundjavë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X