TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Alarm i rremë për bombë në aeroport, situatat e tilla po i shqetësojnë udhëtarët

Të martën edhe një herë Policia e Kosovës mori një informatë në lidhje me një shpërthim në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë. Për këtë njësitet e specializuara policore dolën menjëherë në aeroport, por nuk gjetën gjë të dyshimtë. Pavarësisht se alarmet për bomba po rezultojnë të rreme, kjo situatë po i shqetëson udhëtarët.

by Fidan Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Alarm i rremë për bombë në aeroport, situatat e tilla po i shqetësojnë udhëtarët

Vetura të shumta policore u panë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Në ora 10:30 e ditës së martë, morën informacionin për një shpërthim brenda aeroportit.

E kjo bëri që njësitet e specializuara policore, të shihen edhe brenda aeroportit “Adem Jashari”.

Por, edhe pas kontrolleve të detajuara, thonë nuk hasën gjë të dyshimtë.

“Nga njësitë e specializuara janë kryer kontrolle të plota të zonës dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia e Kosovës është e përkushtuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën. Ne vlerësojmë bashkëpunimin dhe durimin e qytetarëve si dhe personelit të aeroportit gjatë kësaj kohe”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

E shumë shpejtë, në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” u kthye normaliteti.

“Ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, është thënë nga aeroporti.

Por, pavarësisht se alarmi për bombë rezultoi i rrejshëm, kjo situatë po i shqetëson udhëtarët.

“Mendoj që këto (alarme) janë shqetësuese. Pse me ba një panikë të tillë, kur ne vetëm dalim me i prit mërgimtarët”, shprehet një qytetar

E një qytetar tjetër, për këtë lajm u njoftua nga mediet.

Por, pavarësisht kësaj doli t’i pres familjarët.

“Sigurisht që na shqetëson pa masë, edhe neve, edhe të rinjtë, gjithë popullatën. Lajmin e dëgjova përmes medieve, por nuk e di sa është e saktë. Të drejtën më të thënë, është shqetësim i madh”, është shprehur Salih Bajrami- qytetar.

Ndryshe, alarme për bombë ka pasur edhe në të kaluarën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Por, të gjitha deri më tani kanë rezultuar alarme të rreme.

Tags: aeroporti "Adem Jashari"alarmi për bombë
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Dyshohet për dhjetëra minatorë të ngujuar në Trepçë

​Ish-punëtorët e “Trepçës” akuzojnë për degradim dhe ndërprerje të padrejtë të kontratave

18 vrasje brenda një viti në Kosovë, ekspertët alarmojnë për krimin e organizuar dhe armët ilegale

Lëndohet një i mitur nga eksplodimi i dy bombolave të gazit në Skenderaj

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Arrestohet një person në Obiliq pasi sulmoi gjyqtarin gjatë ndeshjes

Rrahje mes dy personave në Ferizaj, njëri sulmoi edhe nënën e tij

Arrestohet një person në Istog për narkotikë, Policia bastis banesën dhe dyqanin e tij

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Bujqit ankohen për çmimin e plehut, problem edhe ai i naftës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën