TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Alarm e situatë shqetësuese konsiderohet rënia e Kosovës në indeksin e lirisë së medieve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj rënies së Kosovës për disa pozita në Indeksin e Lirisë së Mediave të Organizatës “Reporterët pa kufij”. Kryetari Xhemajl Rexha tha se është alarm dhe situatë shqetësuese kjo për lirinë e medieve në vend.

nga Lindrit Zejnullahu
2 Maj, 2025
0 0
A A

Një lajm i keq për lirinë e medieve erdhi të premten për Kosovën.

Shteti më i ri në Evropë, ka shënuar një rënie të madhe në indeksin vjetor për lirinë e shtypit të organizatës Reporterët pa Kufij.

Ajo u rendit në vendin e 99-të në botë nga 180 shtete.

Sipas këtij raporti, Kosova renditet më së keqi në zonën e Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

E kjo rënie alarmoi Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

“Raporti rendit disa prej arsyeve kryesore, duke përfshirë ligjin kontestues të KPM-së, të cilin e kemi kundërshtuar që nga fillimi, por që u miratua nga mazhoranca, fushatat e vazhdueshme denigruese ndaj gazetarëve, sidomos me togfjalëshin e njohur ‘bashkëpunëtorë të armikut’, që ka vazhduar gjatë gjithë këtyre muajve dhe po zhvillohet edhe gjatë ditëve të sotme pas publikimit të këtij raporti. Ndërhyrja, ose mungesa e pavarësisë së transmetuesit publik, RTK. Siguria e gazetarëve vazhdon të mbetet problem, përmendet edhe sivjet rritja e padive SLAPP si dhe vazhdimi i autorizuar i gazetarëve”.

Madje Rexha vlerëson se kjo rënie është reflektim i  fushatës së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës, e udhëhequr nga  Lëvizja Vetëvendosje.

“Klima në Kosovë e kësaj qeverie është kundër mediave, është vërtetuar me miratimin e ligjit për KPM kundër vërejtjeve të Këshillit të Evropës. Dhe pastaj gjuha absolutisht friksuese që ka kulmuar me afrimin e fushatës zgjedhore, që ka vazhduar edhe gjatë fushatës zgjedhore e pas saj. Është momenti i fundit që të reflektojmë si shoqëri,

Një qëndrim për këtë çështje iu kërkua gjatë ditës edhe kryeministrit Kurti.

Por ai refuzoi të flasë.

Kurti ka kaluar përskaj gazetarëve duke mos iu përgjigjur për raportin. Ndërsa, mbrojtja e tij e afërt është parë duke i kapu një gazetar nga dora dhe duke e shtyrë.   Për këtë çështje pastaj pati deklarim nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët dënuan pengimin e gazetarit.

Megjithatë, shefi i kabinetit të tij e vlerësoi qasjen  e qeverisjes Kurti si më të hapurën prej ekzekutivit që ka pasur Kosova.

“Qeveria Kurti është qeveria më e hapur ndaj mediave, e vetmja që nuk ka shpenzuar miliona për propagandë, që nuk i ka blerë apo heshtur mediat përmes kontratave njëburimore. Qeveria aktuale nuk ka investuar në heshtje mediatike, por në rritje të transparencës. A është kjo “sulm ndaj medias”? Apo është sfidim i një sistemi të vjetër që mbështetej në pagesa nën tavolinë për mbulim të favorshëm? Shumë prej mediave që sot e portretizojnë qeverinë si anti-mediatike, janë pikërisht ato që kanë humbur benefitet financiare nga buxheti i shtetit. Kjo qeveri nuk e sheh median si armik, por as si partner në heshtje. Liria e medias nuk duhet të matet me afërsinë me qeverinë, por me distancën nga interesat financiare dhe politike”

Për këtë rënie reaguan edhe opozitarët.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë që rënia e Kosovës në vendin e 99-të në raportin e Reporterëve pa Kufij për lirinë e shprehjes, është një nga momentet më të errëta në historinë e shtetit të Kosovës.

E Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se rënia e Kosovës për 24 vende sa i përket lirisë së medias është pasojë direkte e qeverisjes.

“Ky regres i theksuar është pasojë direkte e qeverisjes së papërgjegjshme dhe tendencave autoritare të këtij pushteti. Ky pushtet vazhdimisht ka treguar tendenca të qarta për shkatërrimin e mundësisë dhe hapësirës së raportimit të shkeljeve të tij dhe eksponentëve të tij. Raporti i RSF-së thekson ndërhyrjet politike në mediat publike dhe presionet ndaj mediave private”.

Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, ka thënë se raporti për Lirinë e Mediave nga Reporterët pa Kufij, ku Kosova për vitin 2024 ka rënë për 24 vende duhet të lexohet si një libër detyre për qeverinë e re.

Ai ka përmendur se në këtë raport Kosova renditet pas Serbisë.

Sipas raportit të vitit 2025, Kosova është renditur në vendin e 99-të, duke rënë për 24 pozita krahasuar me një vit më parë.

Ky është viti i dytë radhazi që Kosova shënon rënie, pasi në vitin 2024 ra nga vendi i 56-të në atë të 75-të.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti për sot

Moti për sot

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Moti për sot

Moti për sot

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Numërimi deri në ora 07:00 nga KQZ – PS siguron 52.95% të votave, PD 34.11%

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Live rezultatet e zgjedhjeve në Shqipëri

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Zelensky pranon të takohet me Putinin në Turqi

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

Nis procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare, rezultatet e para

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

PS fton anëtarët e saj ta “ruajnë votën”

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X