TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
7 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
7 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Akuzat e reja mbi Thaçin e të tjerët

nga tëvë1
3 Maj, 2022
0
A A
Akuzat e reja mbi Thaçin e të tjerët

Katër ish drejtuesit e lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim qe një vit e gjysmë.

E aktakuzat ndaj ish krerëve të UÇK-së pritet të shtohen.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e kryesuar nga Jack Smith ka rënduar aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, e të njëjtat ky organ i ka deponuar në Gjykatën Speciale.

Pretendimet e reja flasin për krime të kryera në fshatrat Budakovë dhe Semtishtë të Komunës së Suharekës dhe në qytetin e Gjilanit, në një konvikt atje.

Këto akuza tjera shfaqen në një dokument prej 30 faqesh.

Aktakuza e plotësuar u dorëzua me  datën 29 prill derisa e njëjta u publikua të martën në uebfaqen e Dhomave të Specializuara.

Në këto anekse pjesa më e madhe e detajeve janë te redaktuara. E në pjesët tjera që janë publikuar përmenden rrëfime të që pretendojnë për krime të kryera nga ish krerët e UÇK-së.

“Anëtarët e UÇK-së ua hoqën lirinë së paku 12 personave pa një proces të rregullt, duke i mbajtur të arrestuar në lokacione si Budakovë e Semetishtë, në periudha të ndryshme ndërmjet 4 korrikut 1998 dhe 29 prillit 1999. Më 4 korrik, një person (I REDAKTUAR) po ngiste mbi një kamionetë, kur tre burra u ndaluan nga (I REDAKTUAR) dhe ( I REDAKTUAR), të cilët kishin veshur uniforma të zeza dhe mbanin pushkë automatike. Një person i tretë me uniformë mbërriti dhe qëndroi përballë me një raketahedhëse. I futën në bagazhin e automjetit dhe i dërguan në një shtëpi në Budakovë. Të tre burrat u vendosën në një bodrum dhe pastaj u rrahën”, thuhet në aktakuzë.

Tutje prokuroria e Hagës në akuzat e shtuara pretendon që ish-pjesëtarët e UÇK-së iu shkaktuan vuajtje e lëndime  të rënda mendore 3 burrave me 4 korrik të vitit 1998.

“Pas arrestimit tre burrat i dërguan në një shtëpi në Budakovë, dhe i rrahën për një orë. Tre burrat konsideroheshin se ishin bashkëpunëtorë të Serbisë, dhe u torturuan edhe me ujë të nxehtë. Të tre njerëzve i thane se po i marrin për ti (REDAKTUAR). (REDAKTUAR) nënkuptuan që do të vriten. (REDAKTUAR) i thanë (REDAKTUAR) ata konsideroheshin që kanë punuar me policinë e serbe konsideroheshin tradhtare dhe (REDAKTUAR) se ishin torturuar..”, thuhet më tej aktakuzë.

Më tej në akuzat e reja të deponuara rishtazi pretendohet që ish pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer vrasje.

“Kufomat e të arrestuarve u gjetën rreth datës 23 gusht 1998, me gjurmët e armëve që i përkiste personit (I REDAKTUAR). Analiza e ADN-së konfirmoi se njëra nga kufomat e varrosura ishte e (REDAKTUAR). Mënyra e qëllimshme në të cilën autorët e UÇK-së i trajtuan të burgosurit, demonstroi qëllimin e tyre për t’i vrarë, ose për t’iu shkaktuar lëndime me dashje”, thuhet aty.

Ndërsa në pikat tjera të aktakuzës së përmenden edhe një lokacion tjetër. Një konvikt në komunën e Gjilanit.

“Dy persona, (I REDAKTUAR) dhe (I REDAKTUAR), u rrëmbyen në Gjilan me dy ditë diferencë, dhe u shoqëruan në drejtim të konviktit, dhe nuk u pa kurrë më. Trupi i tij u gjet më 2 qershor 2000. Vetëm dy ditë më vonë, një tjetër person, u arrestua dhe u dërgua në konvikt dhe nuk u pa më kurrë. Trupi i tij u gjet në vitin 2022. (I REDAKTUAR) dhe (I REDAKTUAR) i cili u mor nga shtëpia e tij së bashku me finjin. Përderisa gratë u liruan sapo arritën afër konviktit, trupi i (REDAKTUAR) nuk u pa më përderisa trupi i tij u gjet në qershor 2022. Shqiptarët i thanë gruas ‘ti çetnike, shko te Millosheviqi’”, thuhet ndër të tjera në aktakuzë.

Për akuzat e reja të paraqitura në aktakuzë nga prokuroria e Hagës,  Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi do të deklarohen në katër seanca veç e veç me datën 10 maj.

Tags: Aktakuza ne HageGjykata Speciale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri thotë se Osmani është bashkëfajtore me Kurtin

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Gaxherri: Opozita nuk i ka votat për Qeverinë, LVV s’është subjekt i besueshëm

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Tahir – Beqa thotë se Osmani ka nisur fushatën pasi pozita e saj nuk është e qëndrueshme

Meta tregon nëse është pjesë e partisë Guxo, ka një porosi për Kurtin

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

Shqipëria dhe Franca, marrëveshje për modernizimin me radarë të lëvizshëm për vëzhgimin ajror

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

“Këndi i Debatit” 16.05.2025

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

A ka filluar largimi i mbeturinave në kryeqytet?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X