TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Akuzat e ish-opozitës:“Peshkim” i deputetëve të LDK-së e ndihma nga VLEN-i

E në përpjekje për t’i bërë 61 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje po i kontakton individualisht deputetët e tyre, por pa suksese. Ndërsa nga AAK, thonë se Kurti po kërkon ndihmë edhe nga politikanë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut. Të dielën nuk munguan as urimet për sukses.

by Fidan Zejnullahu
11 muaj ago
0 0
A A

Seanca e parë u mbajt me 15 prill.

Por, as pas 21 tentimeve, nuk po merr epilog të suksesshëm.

Kësisoj, Lëvizja Vetëvendosje, assesi nuk po i arrin 61 votat e kërkuara, për ta vendosur Albulena Haxhiun në krye të parlamentit.

E këto vota, sipas deputetit Lutfi Haziri, Albin Kurti po i kërkon në LDK.

“Përtej dyve më shumë janë kontaktuar por është çështje që edhe ato takime i kanë zbardhur vet, që nënkupton që LDK është unike, ne veprojmë bashkë politikisht dhe jemi të interesuar me i dhënë oksigjen politik krejt kësaj situate, kështu që gjendja jonë, raporti, statusi është shumë i qartë, ne jemi këtu, kemi bërë një ofertë për një qeveri kalimtare, nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Haziri.

E nga AAK, thonë se Vetëvendosje, zgjidhje po kërkon edhe nga politikanë jashtë vendit.

“Ka pasur edhe të Duda Baljes, sepse janë deklaruar vet se kanë aktivizuar miqtë edhe nga VLEN nga Maqedonia e Veriut, sepse në fakt iu kanë borxh sepse edhe këta iu kanë ndihmuar që të vijnë në pushtet. Janë qëndrime individuale të deputetëve, secili deputet vendos individualisht. Ne nuk kemi as ndikim tek Adem Hoxha, por nuk kemi ndikim as te Duda Balje. Këta janë deputetë, kanë qëndrimet e veta, e dinë pse nuk po bashkëpunojnë me LVV-në dhe i keni parë edhe deklaratat e tyre të cilat kanë qenë të qarta”, thotë Time Kadrijaj.

Vota për Albulena Haxhiun, nuk kanë as nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

Por, urimet nuk munguan të dielën.

Albulena, suksese! – Faleminderit Arben, shihemi!”, ishte biseda e Arben Gashit dhe Albulena Haxhiut.

Ndërsa nga Partia Demokratike e Kosovës, kërkuan reflektim nga partia fituese.

“Fatkeqësisht asgjë nuk është duke ndodhur. I bëjmë edhe një herë apel që të reflektojë, në mënyrë që të ecim tutje. Faleminderit shumë. Kërkoj falje që s’po kemi lajme më të mira për juve”, tha Vlora Çitaku.

E nga VV, thonë se ish-opozita, po e përdor bllokimin si mjetin e vetëm që e kanë në duar.

“Nuk është problemi te znj. Haxhiu, por problemi qëndron në atë se ata duan ta mbajnë edhe më tej të bllokuar institucionin më të rëndësishëm në vend. Po e përdorin të vetmin mjet që e kanë në duar për bllokim, të mos marrin pjesë në votim”, u shpreh Arbreshë Kryeziu.

Ndryshe, të dielën, Pro votimit për komisionin për votim të fshehtë të kryeparlamentarit pro votuan vetëm 53 deputetë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

​Irani hap Ngushticën e Hormuzit për anijet tregtare, shënon rënie çmimi i naftës

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Gjashtë persona të arrestuar pas një përleshjeje në një kafiteri në Vushtrri

Ngritet alarmi për sigurinë publike në Kosovë – Pesë të vrarë për shtatë ditë

Aksident mes një veture dhe motoçiklete në Gjakovë, lëndohet një person

Nimani: S’ka përpjekje për presidentin – ka marrëveshje për zgjedhje, jo zgjidhje

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

22 të shoqëruar, molotov, gaz lotsjellës e përplasje fizike – Krejt çka ndodhi në protestën e opozitës në Shqipëri

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Gashi i bën thirrje Kandiqit për debat publik: Le ta sqarojë pse viktimat figurojnë si pjesëtarë të formacioneve të armatosura

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Emisioni “Info Nata” 17.04.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën