TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Akuza ndaj njëri-tjetrit, ish-opozita hedh kritika ndaj VV-së për bllokim të Kuvendit

Opozita ka kritikuar përsëri Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të seancave për konstituimin e Kuvendit. Akuza në drejtim të taborit opozitar për të njëjtën çështje ka hedhur Lëvizja Vetëvendosje.

nga TËVË 1
5 Maj, 2025
1 0
A A

Nga salla plenarë për të 11-tën herë të zgjedhurit e popullit dolën pa u konstituuar Kuvendi i Kosovës.

Përgjegjësinë për dështim disa javor,  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi e hodhi tek kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Krasniqi tha që Albulena Haxhiu po përdoret nga Kurti për interesa politike.

“Për Albin Kurtin siç duket është më e rëndësishme Albulena Haxhiu se sa rreth 1 milion qytetarë që kanë votuar në zgjedhjet e 9-shkurtit dhe që kanë dhënë verdiktin e tyre se si duhet të krijohen institucionet. Por në mungesë të besimit, në mungesë të numrave në mungesë të shumicës për tu bërë vet kryeministër Albin Kurti, ai po luan me Albulena Haxhiun duke e mbajtur atë si kandidaten e cila nuk ka kaluar, nuk kaloi e as nuk do të kaloi në të ardhmën”, tha Krasniqi.

Ndryshe nga dhjetë seancat e kaluara, kësaj radhe në holl nuk u deklarua askush nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por ai që doli sërish para mediave ishte deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati.

Ai akuzoi partitë opozitare që nuk po konstituohet institucioni legjislativ.

“E pat që vullneti i deputetit po vazhdon të ndrydhet përmes insistimit në votim të hapur, ne kemi kërkua që të gjejmë një rrugëzgjidhje nga kjo pra, votimi i fshehtë është një mënyrë Kushtetuese se si dilet nga situata por po e shohim që partitë opozitare vazhdojnë të mos u besojnë deputetëve të tyre. Ftojmë edhe njëherë gjithë deputetët që ta mbështesin këtë proces të zhbllokohet procedura dhe të vazhdojmë tutje me konstituimin e Kuvendit”, tha Murati.

Zhbllokim të situatës kërkoi edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Veçse ai  tha që i takon tri partive të mëdha të gjejnë një zgjidhje.

“Deri më tani sic e keni parë ju edhe ne, nuk po shohim ndonjë hap drejtë shumicës të konsoliduar. Po shpresoj që ky apel por edhe ata janë të vetëdijshëm sa më shpejtë të gjendet një zgjidhje tani më jemi në një fazë ku, raporti i forcave është matur tashmë dihet se si janë forcat në parlament, koha është për të ecur”, tha Limaj.

Tentativa e dymbëdhjetë për konstituimin e Kuvendit, është thirrur për të mërkurën me 7 maj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidentja Osmani uron Papën e ri Leo XIV: Zëri i tij, i rëndësishëm për paqen dhe unitetin në botë

Presidenca shprehet e shqetësuar që s’është caktuar asnjë prokuror për t’u marrë me kërcënimet ndaj Osmanit

Një ditë pasi akuzoi ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në Veri, lirohet nga detyra Arbër Vokrri

Një ditë pasi akuzoi ndërkombëtarët për nxitje të trazirave në Veri, lirohet nga detyra Arbër Vokrri

Fresko Stilin Tënd – Fundjava me Frostea është gjithmonë më e mirë

Fresko Stilin Tënd – Fundjava me Frostea është gjithmonë më e mirë

Kosova nikoqire e “Defender Europe 25” nga 26 maji deri më 9 qershor

FFK pajtohet me vërejtjet e MKRS, Kuvendi i Punës do të përsëritet

Elshani qytetar nderi i Mitrovicës së Veriut, mirënjohje edhe për Tëvë1

Elshani qytetar nderi i Mitrovicës së Veriut, mirënjohje edhe për Tëvë1

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Në këtë qytet duhet të merrni leje për të veshur taka të larta!

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X