TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Aktivisti nga Beogradi kërkon që të hiqet murali i kriminelit të luftës Ratko Mladiq

Aktivistë të të drejtave të njeriut po kërkojnë që të hiqet nga Beogradi murali i kriminelit të luftës, Ratko Mladiq. Ata thonë se Qeveria aktuale e Serbisë është përgjegjëse për glorifikimin që po u bëhet kriminelëve të luftës. 

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Aktivisti nga Beogradi kërkon që të hiqet murali i kriminelit të luftës Ratko Mladiq

U dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Megjithatë gjenerali famëkeq serb, vazhdon të glorifikohet nga një pjesë e shoqërisë serbe si dhe nga figura të larta politike.

Madje, një mural në qendër të Beogradit i dedikohet atij.

E pikërisht ky mural ka ngjallur reagime të shumta në shoqërinë serbe.

Në shenjë revolte deputeti opozitar, Gjorgje Miketiq, pikturoi një zemër mbi muralin e kriminelit të luftës.

Veprimin e Mitekiq po e përkrah edhe aktivisti për të drejtat e njeriut Marko Milosavljeviq, i cili thotë se është e papranueshme të glorifikohen kriminelet e luftës.

“Murali i Ratko Mladiq nuk është fshirë akoma edhe pse Deputeti i Parlamentit të Serbisë, Gjorgje Miketiq, pikturoi një zemër mbi të. Pas këtij veprimi, Miketiq pranoi kërcënime te rënda nga njerëz të ndryshëm dhe grupe të panjohura. Prokuroria dhe policia duhet të reagojnë menjëherë ndaj këtyre kërcënimeve me të cilat po ballafaqohet Miketiq. Janë me qindra murale në 10 qytete të Serbisë që i dedikohen Mladiqit dhe kjo është e papranueshme, duhet reagim institucional që ato të fshihen. Ne vazhdimisht po bëjmë thirrje për këtë”,  thotw Milosavljeviq

Milosavljeviq, thotë se Serbia ka nevojë për ndryshime rrënjësore të klasës politike.

Sipas tij, Qeveria aktuale e Serbisë ka luajtur rol të madh në glorifikimin e kriminelëve të luftës.

“Ka shumë raste si këto të fundit ku po glorifikohen kriminelët e luftës në Serbi. Krerët aktual shtetëror e kanë përgjegjësinë e tyre për se atë se çfarë po ndodh në Serbi.  Në dëshirojmë të shohim ndryshme rrënjësore në Serbi, pra figura opozitare si Miketiq duhet të vazhdojnë të ngrenë zërin kundër glorifikimit të kriminelëve të luftës. Është e papranueshme për ne që ata kriminele luftë të cilësohen si heronj të Serbisë”, thotë ai.

Ratko Mladiq, si lider ushtarak ishte përgjegjës për vdekjen e mijëra boshnjakëve,  përfshi këtu masakrën e Srebrenicës dhe pushtimin e Sarajevës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

Bedri Hamza kërkon besimin e qytetarëve: Me 28 dhjetor, e hapim një kapitull të ri për Kosovën

Hamza pas heqjes së masave: Qytetarët u ndëshkuan për shkak të papërgjegjësisë së Qeverisë

Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

Abdixhiku në ditët e fundit të Ramazanit bën iftar me Myftiun Tërnava

AAK mblidhet sot, në rend dite shpallja e zgjedhjeve të brendshme

AAK thërret konferencë për media për nesër

Serbia poshtë e më poshtë si vend demokratik

Serbia poshtë e më poshtë si vend demokratik

Dy vjet burgim 1 mijë euro gjobë për shitje të drogës

Dënohet me 3 vjet e 5 muaj burgim i akuzuari për sulm seksual në Fushë Kosovë

Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

Afrim Tovërlani jep dorëheqje nga FC Prishtina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën