TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Aktakuzë ndaj tre personave për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”

by tëvë1
8 muaj ago
5
A A
Kush është ish-spiuni serb që propagandoi se sulmin në Ibër Lepenc e bëri Policia e Kosovës

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për sulmit në kanalin e “Ibër Lepencit”.

Aktakuza është ngritur ndaj J.V., D.V., dhe I.D.

Prokuroria ka bërë të ditur se hetimet janë  zhvilluar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria Kundër Terrorizmit, dhe me partnerët evropianë

“Sipas aktakuzës, më 29.11.24 në fshatin Varagë, Komuna e Zubin Potokut, në pjesën e kanalit “Ibër Lepenc” , të pandehurit J.V dhe D.V, së bashku me disa persona të tjerë ende të panjohur, pas një marrëveshje paraprake, kanë vendosur eksploziv (rreth 20 kilogram të llojit Trinitrotoluene “TNT”) në brendësi të kanalit.  J.V. dhe D.V., akuzohen se lëndën shpërthyese e kanë aktivizuar përmes një çante të cilën e kishin lidhur me litar në një shtyllë betoni, ku si pasojë është dëmtuar rëndë struktura e betonit të kanalit, “Ibër Lepenc”, është shkaktuar ndërprerje e furnizimit me ujë të pijshëm, është rrezikuar prodhimi i energjisë elektrike, dhe ndërmarrjes “Ibër Lepenc”,  i është shkaktuar dëm në vlerë prej 376,774.70 eurosh”, thuhet nga Prokurorial.

Sipas aktakuzës, me këto veprime, të pandehurit J.V. dhe D.V.,  kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve publike” nga neni 122 në lidhje me “Kryerjen e veprës terroriste” .

Dy të pandehurit akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje, së bashku edhe me të akuzuarin tjetër I.D.

Sulmi në Ibër Lepenc ishte kryer më 29 nëntor të vitit 2024.

Ndërsa, i padnehuri  J.V, akuzohet edhe për veprën penale “Spiunazhi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri deri në momentin e arrestimit, në cilësinë e të rekrutuarit në Shërbimin Informativ Ushtarak të Serbisë, kolonel, ka vepruar dhe e ka ndihmuar këtë shërbim, duke mbledhur informacione dhe dokumente të klasifikuara me qëllim që të njëjtat ti përdor gjatë aktivitetit të tij të kundërligjshëm në territorin e Kosovës.

Tags: aktakzuasulmi ne iber-lepenc
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Haradinaj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Prokuroria autorizon Policinë të identifikojë personin që dyshohet se kërcënoi Ramush Haradinajn

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet deri në 40 minuta

Gjini kërkon ndërhyrjen e Prokurorisë pas deklaratës së një mërgimtari për pushkatim të Haradinajt

Qeveria e Kosovës: Sulmet ndaj policëve të Kosovës inkurajohen nga vetë Vuçiqi

Qeveria në detyrë mban mbledhje elektronike, merr këto vendime

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Sundimi i ligjit në fokus të takimit të Kryeprokurorit të Shtetit me përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA-së

Kolona në dalje nga Kosova, kjo është gjendja në pikat kufitare

Vazhdojnë kolonat në kufi, pritjet deri në 40 minuta

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Libani bëhet vendi i parë në Lindjen e Mesme që heq dënimin me vdekje

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Zjarr i madh në Parkun Kombëtar të Lurës në Shqipëri, ndërhyhet nga toka dhe ajri

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Bastisjet izraelite vijojnë, ndërsa OKB-ja paralajmëron për “pikë kritike” në Bregun Perëndimor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën